• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kim: Reforma në drejtësi dha mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

by A R
21/06/2023 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim e ka vënë theksin tek përparimet që Shqipëria ka bërë në fushën e drejtësisë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim është shprehur se reforma në drejtësi i ka dhënë mundësi vendit që të hapte negociatat për anëtarësim në BE, teksa ka shtuar se kjo reformë po jep rezultate.

Ambasadorja e SHBA, Kim mes të tjerash ka bërë thirrje që Shqipëria të ecë përpara deri në arritjen e qëllimit të uljes në tryezën evropiane.

Ndër të tjera, ambasadorja Kim ka përmenduar disa nga përparimet e bëra gjatë kryerjes së detyrës së saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Yuri Kim: Gjatë 3 vitesh e gjysmë kam pasur privilegjin që të isha si një ambasadore e re për të forcuar lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Unë jam shumë mirënjohëse që kam pasur këtë mundësi dhe të njoh Shqipërinë, të vizitoj të 61 bashkitë e saj dhe të përpiqem të jap kontributin tim në demokraci dhe biznes.

Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, sidomos në drejtësi që i dha vendit tuaj mundësinë që të hapte negociatat për anëtarësim në BE. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi po jep rezultate. Mos ndaloni, vazhdoni të ecni përpara dhe hap pas hap derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Ne nuk do të lëkundemi kurrë në aspiratat e popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në tryezën evropiane. 

Bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes ka arritur nivele të reja. Në vitin 2021, Shqipëria ishte organizatore e Defender 2021, stërvitja më e madhe ushtarake që nuk ishte mbajtur kurrë më parë. Shqipëria ndërtoi mbi suksesin e asaj veprimtarie për të mirëpritur “Defender 2023”. Aktivitetet amerikane-shqiptare në fushën e mbrojtjes janë 3-fishuar.

Sulmet kibernetike të Iranit që filluan në 2022, treguan kërcënime të reja më të cilat duhet të përballemi së bashku. SHBA i ka akorduar 50 milionë Dollarë Shqipërisë për të forcuar sigurinë kibernetike, kjo është paketa më e mëdha që kemi dhënë për këtë fushë ndonjë vendi, përveç Ukrainës. Lidhjet e biznesit po rriten mes 2 vendeve tona. Ka ende vend për përparim, por përparimi po ndodh. Në Tetor nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit. Këto investime do t’i mundësojnë Shqipërisë që të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Qershor 2022 nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit për telekomunikacionin.

/a.r

Next Post

Çfarë po ndodh mes Berishës dhe Metës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In