• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kim: Presim që Shqipëria të marrë më shumë përgjegjësi në rajon dhe botë

by A R
16/03/2021 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15 Marsi është dita kur Shqipëria dhe SHBA-të rivendosën edhe njëherë marrëdhëniet e tyre diplomatike pas komunizmit. Për të festuar këtë ditë të shënuar, që këtë vit shënon 30-vjetorin, u realizua në ambientet e Ministrisë së Jashtme një ceremoni.Pjesë e saj ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Ajo u shpreh se e ka për nder që ndodhet për detyrë diplomatike në vendin tonë, ndërsa theksoi se gjatë viteve të fundit populli i SHBA-së i ka ofruar vendit tonë mbi 1.1 miliardë ndihma. E kjo ndihmë do të vazhdojë sipas Kim, pasi SHBA-ja do të qëndrojë përkrah Shqipërisë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kim u shpreh mirënjohëse edhe për rolin e Shqipërisë në NATO dhe OSBE, gjatë kryesimit që pati vitin e kaluar. Ambasadorja amerikane deklaroi se SHBA-ja pret me kënaqësi dhe interes që Shqipëria të marrë më shumë përgjegjësi në rajon dhe botë.

“Misioni i USAID kanë mbështetur reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në Shqipëri. Sot Shqipëri është në prag të anëtarësimit në BE dhe sërish Shtetet e Bashkuara janë krenare që t’ju mbështesin ndërsa bëni përpjekje për këto ndryshime historike. Nuk ka qenë e lehtë, por e nevojshme dhe ju keni bërë punën e madhe. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të lehtësojë rritjen e stabilitetit rajonal dhe lidhshmërinë politike e ekonomike në Europë. Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë mishërohet brenda partneritetit në NATO. I jemi mirënjohës Shqipërisë në rolin e saj. Presim me kënaqësi të qëndrojmë me ju gjithmonë krah për krah për 30 vitet e ardhshme dhe më tej. Shqipëria ka bërë përpjekje në forume të tjera. Udhëheqja e Shqipërisë në kryesimin e OSBE përmes sfidave të pashembullta të pandemisë të Covid-19 është dëshmi e kontributit që Shqipëria mund të japë në skenën botërore. SHBA-të presin me kënaqësi dhe interes që Shqipëria që të marrë më shumë përgjegjësi në rajon dhe në botë. Nuk kam dyshim që sëbashku Shqipëria dhe SHBA, dy popujt do të vazhdojmë të përparojmë drejt vizionit tonë të përbashkët duke rritur marrëdhëniet tona dypalëshe. Pres me kënaqësi ato që mund të arrijmë sëbashku në 30 vitet e ardhshme”, u shpreh ambasadorja.

/a.r

Next Post

Lulzim Basha, viktima perfekte e dhunës që do të cënojë zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

November 22, 2026
Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

November 22, 2026
Jo vetëm dhunë, video-loja ‘GTA VI’ e mbushur me nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

Jo vetëm dhunë, video-loja ‘GTA VI’ e mbushur me nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

November 22, 2026
Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

November 22, 2026
Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

November 22, 2026
Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale

Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale

November 22, 2026
Ulet tatimi mbi pagën, por a do të përfitojnë punonjësit?

Ulet tatimi mbi pagën, por a do të përfitojnë punonjësit?

November 22, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

November 22, 2026
Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

November 22, 2026
Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

November 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In