• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kim Mehmeti ‘avokati’ i Bashës: Sa të bezdisshëm këta ‘kufomëngrënësit’ e PD-së, kryetari i ngre nga ‘muratorë’ në deputetë

by
29/04/2021 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i përhershëm i Zeni TV dhe Zeni.net Kim Mehmeti, ka marrë detyrën për të mbrojtur kryedemokratin
Lulzim Basha nga kritikët e humbjes spektakolare më 25 prill.

Ai thotë se të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e tij janë kufomëngrënës. Ndër të tjera ai shkruan:

‘Sa të bezdisshëm janë bërë këta ‘kufomëngrënësit’ e PD-së, që nisën ta kritikojnë kryetarin e vet ende pa përfunduar numërimi i votave. Dhe nuk janë të tillë pse kërkojnë dorëheqjen e tij, por pse sillen si të ishin vëzhgues ndërkombëtarë, të dërguar në Tiranë që t’i regjistrojnë të metat e kryetarit të PD-së, e jo anëtarë të kësaj partie dhe pjesëtarë dhe ‘kontribuues’ të humbjes?

Me këtë sjellje të tyre ata pa dashje e shpalosin të vërtetën për vetveten, se i nënshtrohen kryetarit kur ai i ngre nga ‘muratorë’ në deputetë, ministra, kryeparlamentarë e President, por jo edhe atëherë kur i largon nga grazhdi i pushtetit.

Andaj, si nuk u gjet dikush që të këtillëve t’u tregojë se shtëpia jote nuk rregullohet duke bërtitur në mes të mëhallës, por duke i shqyrtuar hallet me familjarët tu, edhe atë pa të dëgjuar fqinjët dhe dashakeqësit!

Pra si nuk u gjet ndonjë i PD-së që gjeneralëve të saj të vonuar t’u tregojë se ka diçka që është më e dhembshme se vetë humbja: të shohësh bashkëluftëtarët tu si i ‘gëzohen’ trupit tënd të përgjakur dhe si nuk të japin kohë as t’i numërosh plagët e ta rimarrësh veten, e lë më të shpjegosh se pse dhe si e ke humbur luftën!

Po pra, përgjegjësia është ilaçi më i duhur për shëndetin e një partie, por vetëm nëse ajo parti është pastruar nga atdhetarët e patriotët e vonuar, që stolisen me gabimet e të tjerëve, nga strategët që nuk e dinë se nuk bëhesh gjeneral duke i kritikuar e shpjeguar humbjet e komandantit tënd, por duke i numëruar betejat ku ti ke luftuar e tuar./ b.h

Next Post
Basha, intervistë në timon: Biseda ime me Berishën për tunelin Tiranë-Elbasan

ANALIZA: 17 faktet pse humbi Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Kriza/ Shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë nga Marsi deri në Korrik!

September 2, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Aksident i rëndë afër Rinasit, dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave!

September 2, 2026
Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi -

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Qielli rus po bëhet i rrezikshëm, shmangeni hapësirën e tyre!

September 2, 2026
Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

September 2, 2026
Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

September 2, 2026
Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

September 2, 2026
Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

September 2, 2026
“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

September 2, 2026
Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

September 2, 2026
U vra me thikë në mes të “Times Square” nga një grua, kjo është zv/presidentja e Bankës së Amerikës!

U vra me thikë në mes të “Times Square” nga një grua, kjo është zv/presidentja e Bankës së Amerikës!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com