Kim Kardashian është shfaqur provokuese ndërsa ka pozuar për linjën e saj të rrobave të banjos.
Videot e postuara në InstaStory të bukuroshes tregojnë prapaskenat e xhirimeve teksa xhiron për Skims Metallic Swim.
Në videot selfie, Kim shihet me flokë bjonde me një stil të frymëzuar nga vitet ’70 ndërsa në pah bien sytë e saj që janë theksuar falë grimit nga artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic.
Rrobat e saj të banjos kanë ekspozuar dekoltenë e bukuroshes. Më vonë, ajo shihet teksa merr disa rreze dielli në shezlong duke realizuar poza të ndryshme.
Ndërsa disa fansa të Kardashian u gëzuan për linjën e re të rrobave të banjos, disa konsumatorë janë të zemëruar duke argumentuar se nuk ia vlejnë për koston mjaft të lartë të tyre.