Lideri koreanoverior, Kim Jong Un u takua me krerët e Vietnamit gjatë një vizite shtetërore në Hanoi, një ditë pasi bisedimet për denuklearizim dështuan mes Kim dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Kim Jong Un, pasi mbërriti në Pallatin Presidencial, u përqafua me presidentin Nguyen Phu Trong, i cili është gjithashtu sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste që drejton Vietnamin.
Kjo është pritja e parë zyrtare shtetërore jashtë vendit për Kim, pasi është pritur nga liderët e huaj në mënyrë jo formale në Kinë dhe Singapor, dy vendet e vetme që ai ka vizituar që kur ka ardhur në pushtet.