• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kim Jong Un nuk kursen as aleatët, hakerat e Koresë së Veriut depërtojnë sistemet raketore ruse

by A R
07/08/2023 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut depërton në serverat rusë. Një grup elitë hakerash nga shteti komunist, duket se ka thyer rrjetet kompjuterike të një prodhuesi të rëndësishëm të raketave ruse, përgjatë 5 muajve vitin e kaluar.

Është agjencia e lajmeve Reuters që e bën të ditur diçka të tillë pas shqyrtimit të të dhënave teknike dhe analizave nga ekspertëve të sigurisë. Siç thuhet, ekipe të spiunazhit kibernetik, të lidhura me qeverinë e Koresë së Veriut, kanë instaluar fshehurazi, spiunë digjitalë në sistemet e një zyre që projekton raketa, me bazë në Reutov, një qytet I vogël në periferi të Moskës.

Reuters nuk ka mundur të përcaktojë nëse janë përvetësuar të dhëna apo cilat mund të jenë ato. Por gjatë muajve që pasuan spiunazhin kibernetik, Peniani njoftoi një sërë zhvillimesh tek programi I ndaluar balistik. Ekspertët thonë se incidenti tregon se si shteti I izoluar shënjestron edhe aleatë të tillë si Rusia, në përpjekjen për të siguruar teknologji kritike.

Lajmi raportohet vetëm pak ditë pasi diktatori koreano-verior, Kim Jong un, i ofroi ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, një tur personal të armatimeve të shtetit komunist, përfshirë raketat e ndaluara balistike, gjatë një vizite të rrallë të këtij të fundit në Penian.

Në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror KRT, ditën e enjte, tregoi liderin autoritar teksa i ekspozonte delgacionit rus arsenalin e vet ushtarak, mes të cilit edhe raketat ndërkontinentale Hwasong, e cila u testua me sukses në muajin prill.

Ajo besohet të jetë e para raketë balistike në vend që përdor shtytës të ngurtë, të cilët e bëjnë më të shpejtë se sa ato me karburant të lëngshëm. Në ekspoze, ishin gjithashtu dy modele të rinj dronësh, përfshirë njërin që sipas ekspertëve ngjason me atë që forcat ajrore amerikan përdorin për sulme.

Delegacioni rus i kryesuar nga Shoigu dhe ai kinez, kanë vizituar vendin me rastin e festimeve për 70-vjetorin e fundit të luftës koreane, që zakonisht shënohet nga parada ushtarake. Kjo është hera e parë që prej mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë, që zyrtarë të huaj vizitojnë shtetin e izoluar. Si Moska ashtu edhe Pekini ishin aleatë të rëndësishëm të Penianit gjatë luftës që çoi në ndarjen e gadishullit.

Vizita zhvillohen nën sfondin e akuzave të Perëndimit se Peniani po furnizon Rusinë me armë për luftën në Ukrainë. Të mërkurën, Kim zhvilloi bisedime miqësore, siç i quaji me Shoigu, i cili i dorëzoi një letër të firmosur nga presidenti Putin. Zyrtari i lartë i Moskës e cilësoi ushtrinë koreanoveriore si më të fuqishmen në botë.

/a.r

Next Post
Miliona euro dëme nga stuhia në Serbi, mbi 12 mijë familje mbeten pastrehë

Miliona euro dëme nga stuhia në Serbi, mbi 12 mijë familje mbeten pastrehë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Islanda i thotë “Jo” rifillimit të negociatave me BE-në -

Islanda i thotë Jo rifillimit të negociatave me BE-në –

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com