• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kim Jong Un mbërrin në Rusi: Prej kohësh dëshiroja ta vizitoja!

by Java News
24/04/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka hyrë në territorin e Rusisë, një ditë para takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Si zakonisht, rruga e Kim zgjat më shumë pasi ai udhëton me tren dhe jo me ndonjë mjet tjetër udhëtimi. Agjencia e lajmeve Interfax e Rusisë njofton se delegacioni i zyrtarëve rusë që përshëndetën Kimin pas arritjes në stacionin Khasan të rajonit Primorye, përfshinte zëvendësministrin e Jashtëm Igor Morgulov, ambasadorin rus në Korenë e Veriut, Aleksander Matsegora dhe zyrtarë të tjerë.

Shërbimi për media i administratës në rajonin Primorye citoi Kimin të ketë thënë se ai “që një kohë të gjatë” dëshironte ta vizitonte Rusinë.

“Kanë kaluar shtatë vjet që kur kam marrë përgjegjësinë për vendin, por unë nuk kam pasur mundësi ta vizitoj deri tani Rusinë”, citohet të ketë thënë Kim. Të martën zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov, tha se “Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në Gadishullin Korean”.

Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean. Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni ta hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo negociatë në të ardhmen. Mirëpo sekretari Pompeo tha më pas se përpjekjet diplomatike për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut do të vazhdojnë. “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë negociatat me mua si kreun e ekipit amerikan”, deklaroi Pompeo.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, javën e kaluar ishte në Moskë për të takuar zyrtarë rusë për të diskutuar mënyrat sesi të arrihet një “denuklearizim i plotë dhe i verifikuar i Koresë së Veriut”. Në mars, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja për Korenë e Veriut mbi programin e saj të armëve bërthamore. Ndërkohë më 18 prill Koreja Veriore njoftoi se ka testuar një armë specifike. Por, një ditë më pas Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan tha se arma e testuar në Korenë e Veriut, nuk ka qenë raketë balistike./ Radio Evropa e Lirë

Next Post
“M’u dhimbse o “patriot” batakçi, kjo që i bëre Çamërisë me Dulen…”

“M’u dhimbse o “patriot” batakçi, kjo që i bëre Çamërisë me Dulen...”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In