• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kim Jong Un bën paqe të përkohshme për Lojërat Olimpike

by Java News
02/01/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka ofruar një degë të rrallë ulliri vendit fqinj jugor, duke ofruar bisedime mbi dërgimin e një delegacioni në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang muajin e ardhshëm.

Kim bëri një deklaratë jashtëzakonisht pajtuese në fjalimin e tij vjetor të Vitit të Ri, duke shprehur  dëshirën e tij “për zgjidhje paqësore me kufirin tonë jugor”, transmeton CNN.

Komentet e Kim mbi Korenë e Jugut i befasuan analistët, të cilët i përshkruan ato si pjesa më e rëndësishme e fjalimit të tij.Tensionet me Korenë e Jugun kanë qenë të larta, pasi regjimi komunist kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor.

Në fjalimin e tij, Kim bëri thirrje për paqe në Gadishullin Korean.”Veri dhe jugu duhet të punojnë së bashku për të lehtësuar tensionet dhe të punojnë së bashku si një popull i njëjtë për të gjetur paqe dhe stabilitet”, tha Kim.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Koresë së Veriut duhet të fillojnë bisedimet me homologët e tyre të Koresë së Jugut “sa më shpejt të jetë e mundur” për të diskutuar dërgimin e një delegacioni të Lojërave Dimërore 2018.

Kim i dëshiroi sukses Koresë së Jugut në pritjen e Olimpiadës së ardhshme dhe tha se ngjarja do të ishte një “shans i mirë” për të treguar madhështinë e popullit korean.

Por, Kim ka ngritur paralajmërimet e tij në SHBA.”E gjithë pjesa e SHBA-së është brenda gamës së armëve tona bërthamore dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tavolinën e zyrës sime. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se ky nuk është një kërcënim, por realitet,” tha Kim.

“Pa marrë parasysh se sa Amerika dëshiron të na sulmojë me forcat e saja ushtarake dhe energjinë bërthamore, ata e dinë se tani ne kemi fuqi të tilla bërthamore dhe për këtë arsye ata nuk do të guxojnë,” vazhdoi ai, duke shtuar se arritja më e madhe e vendit të tij në vitin  2017 ishte “plotësimi historik i aftësive tona bërthamore”.

Euan Graham, drejtor i Programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Institutin Loëy, tha për CNN se toni i zbutur ndaj Koresë së Jugut ishte një surprizë.

“Dega e ullirit duke u përpjekur për të arritur në jug, është ndryshimi më i rëndësishëm, për shkak se deri tani, ata thjesht nuk kanë treguar ndonjë interes që të angazhohen me jugun”, tha ai.

“Por, një degë ulliri është gjithmonë e mbështjellë në një lloj të veshjes agresive dhe kjo nuk paraqet fundin e programit bërthamor”, shton ai.

Tensionet kanë qenë në rritje në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut në muajt e fundit. Admirali Mike Mullen tha dje se Shtetet e Bashkuara janë “më afër se kurrë në luftën bërthamore me Korenë e Veriut”.

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut si përgjigje ndaj testit të raketave balistike.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut lëshoi një raport të shtunën se vendi do të mbetet i angazhuar për zhvillimin e saj bërthamor në 2018.”Mos prisni ndonjë ndryshim në politikën e tij”, thuhet në raport, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Partizani-Skënderbeu/ Lojë e vakët, supersfida mbyllet barazim pa gola

Kategoria superiore rinis në 27 janar, ja kalendari i ndeshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com