• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kilometrat e një fushate

by
17/06/2015 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kilometrat e një fushate

Nga Flogert Muça dhe Erjon Çiku*

E majta dhe 76 takimet e Edi Ramës

Fushata elektorale në fakt nuk ka nisur në 22 maj, siç thotë Kodi Zgjedhor, por fill pasi emrat e kandidatëve u bënë publikë nga lidershipi i partive politike në Shqipëri. Partitë politike nxituan të zhvillojnë takimet e tyre elektorale që ditën e parë pas shpalljes së listave.

E majta e nisi me vrull turin e saj kombëtar të zgjedhjeve. Dhjetra takime të të gjitha formateve, pak ose aspak mitingje, shumë seanca dëgjimore që dikush i komentoi me pak humor “fushata me karrige me vete”. Ka qenë dere tani një fushatë komode për maxhorancën, e cila mundi të paraqesë kandidaturat e saj në një klimë të shtensionuar elektorale.

Takimet e para të kandidatëve të majtë ishin prezantimet e tyre nëpër qytete nga ana e kryetarëve të partive respektive. Që nga 2 maji, deri më sot, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar plot 76 takime me kandidatët për bashki dhe këshillat bashkiakë.

Nga Veriu në Lindje, nga jugu në perëndim, të 28,748 kilometrat katrorë të Shqipërisë janë shkelur nga kryetari i PS në 40 ditë, me disa takime në ditë.

Ndërkohë, kandidati i ASHE-së për Tiranën Erion Veliaj,  bashkinë më të madhe në vend, ka një tjetër rekord sa i përket takimeve të zhvilluara. Nga data 2 maj deri në 19 maj kur mbyllet fushata, Veliaj ka të programuara plot 123 takime.

Fillimisht Veliaj zhvilloi dëgjesat në çdo njësi të Tiranës, duke përfshirë të gjitha komunat që i janë shtuar bashkisë së Tiranës nga ndarja e re territoriale.

Pas dëgjesave me qytetarët, ai nisi prezantimin e programit të tij të detajuar për çdo lagje të Tiranës. Takimet e shumta të Veliajt janë pra për faktin se ai ka zgjedhur të ketë program të detajuar për çdo lagje të Tiranës dhe fshatërat përreth. Veliaj ka prekur çdo lagje të Tiranës me ecjet, takimet dhe dëgjesat që ai ka zhvilluar më qytetarë, grupe interesi etj.

Gara interesante dhe e fortë është edhe në qytetin tjetër të madh të Shkodrës. Kandidatja e majtë Keti Bazhdari gjithashtu po bën një fushatë shumë aktive me mbi 3 takime në ditë.

Bazhdari nga data 2 maj ka zhvilluar rreth 100 takime, duke filluar me dëgjesat si çdo kandidat tjetër dhe më pas me prezantimin e programit të saj për qytetin.

Edi Rama – 76 takime elektorale

Eron Veliaj – 123 takime (të programuara deri në fund të fushatës)

Keti Bazhdari – 100 takime elektorale

11406346_10153023537301523_1444946411525020830_o

E djathta që nuk nxiton

Fushta elektorale ka hyrë tashmë në fazën e saj më të nxehtë, teksa edhe 21 Qershori po afron, dita kur fjala do t’i takojë qytetarëve që me votën e tyre do të zgjedhin programin më të mirë.

Dhe në fakt tashmë prej kohësh, kandidatët dhe krerët e partive më të mëdha në vend vijojnë turin e tyre të takimeve dhe dëgjesave me banorët, për t’i bindur për programin e tyre elektoral. Por edhe pse zyrtarisht fushata ka nisur më 22 Maj, është fakt që takimet elektorale kanë filluar më herët, më konkretisht që në fillim të muajit të kaluar.

Pasi zhvilluan takimet e para për prezantimin e kandidatëve, krerët e partive nuk u ndalën me kaq, por vijuan takime me banorët e qyteteve të vendit disa herë. Këtë format zgjodhi të përqaojë edhe Partia Demokratike duke u përpjekur të bindë qytetarët për ndryshim në zgjedhjet vendore.

Revista Java ka marrë në monitorim takimet që kanë zhvilluar kandidatët e djathtë të bashkive Tiranë, Durrës, dhe Shkodër si dhe të kreut të demokratëve Lulzim Basha që prej datës 1 Maj dhe deri më 11 Qershor.

Nisur nga monitorimi i kryer dhe nga informacionet e marra në rrugë zyrtare nga selia blu, rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Halim Kosova të ketë kryer 65 takime elektorale me banorët e kryeqytetit. Kjo do të thotë se Kosova nuk i kalon 2 takime në ditë me banorët.

Sa i përket Bashkisë së Durrësit, kandidatja Grida Duma duket të ketë qenë disi më aktive, me plot 67 takime me banorët. Sfida për Durrësin nisur edhe nga sondazhet duket të jetë e ngushtë, ndaj dhe mund të ketë shtyrë Dumën në thuajse 2 takime në ditë me banorët e qytetit bregdetar.

Nga ana tjetër, kandidatja e opozitës për Shkodrën numëron në total 58 takime elektorale.

Por ajo që bie në sy është fakti se kreu i PD Lulzim Basha ka numrin më të vogël të takimeve elektorale në rang vendi, me vetëm 51 takime elektorale.

Siç duket nga këto shifra, zyra e PD ka zgjedhur që të jenë vetë kandidatët protagonistët e kësaj fushate elektorale. Kjo do të thotë se Basha nuk ka shkelur ende të 61 bashkitë duke treguar një mbështetje të vakët nga ana e kreut të demokratëve për kandidatët e tij.

Kjo do të thotë se nuk është rastësi që edhe në daljet publike, kandidati i mazhorancës dhe vetë Aleanca për Shqipërinë Evropiane shprehet se prej kohësh Basha i shmanget qytetarëve në këtë fushatë elektorale.

Halim Kosova – 65 takime elektorale

Grida Duma – 67 takime elektorale

Voltana Ademi – 58 takime elektorale

Lulzim Basha – 51 takime elektorale

11411738_952410191476829_5485596099124012651_o

Next Post

Rrëfenja me ndërkombëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

June 28, 2026
U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

June 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

June 28, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

June 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

June 28, 2026
Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In