• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Killeri shqiptar: Ja si e vrava avokatin grek

by Java News
11/03/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të dytë, shqiptari Mikel Brahimaj i arrestuar për vrasjen e avokatit grek, ka folur nga burgu për mediat e Athinës. Në një bisedë telefonike për televizionin “Star”, Brahimaj tha se është penduar për krimin që ka bërë, pasi i ka marrë jetën padrejtësisht dikujt, për llogari të një personi të tretë. “Kam marrë një jetë padrejtësisht. Po përse? Sepse do dikush që kërkon të marrë para dhe që është i pasur? Çfarë të them? Të them që nuk e bëra? Të them që nuk e bëra, për diçka që e kam bërë? Jam penduar, por nuk mund të bëja ndryshe. E dija që do të më kapnin, prandaj dhe nuk u arratisa nga Greqia”, thotë Mikel Brahimaj.

Gjatë intervistës, shqiptari zbulon se ka vendosur që të flasë dhe të tregojë emrin e personit që e porositi të vriste avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos. Sipas tij, porositësi është një person i pasur dhe i fuqishëm, por Mikeli kërkon mbrojtje policore për veten dhe familjen e tij. “Do them të vërtetën, që të sqarohet edhe çështja, dhe të marr mbrojtje policore për vete dhe për familjen time. Për veten time nuk më intereson shumë, por më tepër për familjen.

Prandaj dhe ai (porositësi i vrasjes) nuk dërgoi njerëzit e tij, por më dërgoi mua. Më mori mua që jam rom që nuk kam asnjë njeri. Unë dua të zbuloj atë që më porositi për të bërë vrasjen”. Më pas, ai sqaron se çfarë shkoi keq në zyrën e avokatit, që përfundoi me vrasjen e tij.

“Hymë brenda, thamë që kemi ardhur për një çështje. Kur u bëra gati për ta qëlluar nga këmbët siç më kishin thënë, ai (avokati) lëvizi dhe plumbi e zuri në kraharor. Mos më bëj gjë më tha, kam fëmijë. I thashë që nuk do të të bëj asgjë, mos ki frikë. Aty mua më zuri paniku, ngrita dorën dhe…nuk kisha si të veproja ndryshe. Mendoja se e kisha lënë të plagosur, më vonë pashë në televizor që i ndjeri kishte vdekur. E vetmja zgjidhje që kisha, shkova te një vajzë në Patra”.

Në një intervistë të para një muaji për një tjetër media greke, Mikel Brahimaj sqaroi se ai dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar që është në kërkim, ishin porositur që të merrnin një dokument dhe më pas ta qëllonin në këmbë avokatin. Por, avokati u tremb dhe lëvizi për t’u shmangur, duke bërë që plumbi ta zinte në kraharor. Vrasësi shqiptar nuk e ka dhënë ende emrin e personit që e porositi të kryente krimin, duke kërkuar fillimisht garanci për jetën. Tani ai thotë se është i gatshëm t’i tregojë të gjitha. /tvklan

 

Next Post
Strazimiri i PD-së e tepron duke ofenduar ambasadorin LU

Strazimiri i PD-së e tepron duke ofenduar ambasadorin LU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In