Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Geraschenko publikoi në Telegram listën e ushtarëve rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase.
Dosja përmban të dhënat personale, gradën dhe origjinën e çdo ushtari. Për momentin lista përmban 116 emra.
“Po publikoj listën e parë të robërve të luftës të ushtrisë ruse, të cilët u joshën me mashtrim në territorin e Ukrainës.
Do të ketë edhe shumë lista të tjera të tilla, si dhe listat e ushtarëve të vdekur.
Dhe faji për gjithë këtë është i Putinit. Nënat e Rusisë, ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj”, shkruan Gerashchenko në Telegram.