• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kievi mund të bjerë këtë vit…” Ukrainasit të motivuar, por Rusia ka armët!

by A R
15/04/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina mund të përballet me një mposhtje nga Rusia gjatë vitit 2024. Ky është paralajmërimi i ish-komandantit të forcave të përbashkëta britanike, Gjenerali Sir Richard Barrons, i cili në një intervistë thotë se ekziston një rrezik serioz që Ukraina ta humbasë luftën këtë vit. Arsyeja, thotë ai, është se vetë Ukraina mund ta kuptojë, që përballë Rusisë, nuk mund të fitojë.

“Dhe kur Ukraina të arrijë në këtë pikë, pse do duan njerëzit të luftojmë e të vdesin në fushëbetejë, duke mbrojtur të pambrojtshmen”? Gjenerali Barrons thotë gjithsesi, se Ukraina, nuk është ende në këtë pikë. Por forcat e saj janë në pikë kritike, sidomos pa municione, pa trupa të reja dhe mbi të gjitha, pa mbrojtje ajrore. Kjo bëri që Ukraina të dështojë vjet në kundër-ofensivë, mungesa e armëve po shtyn edhe tani kundër-ofensivën e radhës teksa Moska po bashkon forcat, që të nisë ofensivën e verës.

Por cilat janë në këtë pikë, objektivat strategjike të Rusisë?

“Forma e ofensivës ruse, po bëhet shumë e qartë” thotë gjenerali britanik. “Rusia po shtyn gjithnjë e më shumë drejt frontit, në një përballje 5 me 1 kundrejt ukrainasve, në avantazh të thellë në artileri, municione por edhe forca njerëzore, të stërvitur për përdorimin e armëve të reja”.

Përfshihen këtu edhe bombat fluturuese FAB, bombë e modernizuar e periudhës sovjetike, të njohur ndryshe si bombat budallaqe, të cilave I janë bërë krahë, sistem drejtimi me GPS dhe që janë të mbushur me 1500 kg eksploziv. Kjo do të ishte shkatërrimtare për forcat mbrojtëse ukrainase.

“Në një pikë këtë verë”, shkon më tej Barrons, “ne presim që të shohim një ofensivë shumë të madhe ruse, që do tentojnë të thyejnë e të kalojnë përtej linjave mbrojtëse të Ukrainës. Dhe nëse kjo ndodh, rrezikon që ato të hyjnë në çdo zonë të fqinjit dhe forcat ushtarake ukrainase, nuk do munden ti frenojnë”.

Por ku do synojë Rusia të hyjë e të godasë?

Vitin e shkuar, rusët e dinin ekzaktësisht se ku të godisnin Ukrainën, nga Zaporizhia në drejtim të jugut në detin Azov. Ata planifikuan gjithçka në detaje, dhe përballë Ukrainës, ja dolën me sukses. Tani të dyja ushtritë po përgatiten për sulmin e verës, rusët po bëjnë gati trupat, ndërsa Kievi ka hartuar planin e mbrojtjes. Ekspertë të ushtrisë thonë se një nga sfidat që ukrainasit kanë sot, është që rusët mund të zgjedhin, se ku ti angazhojnë forcat e tyre. “Është një front shumë I gjatë lufte dhe ukrainasit do duhet të jenë të përgatitur në 1300 km territor…” thotë doktor Jack Uatling, studiues nga Institutit i Shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas tij, ushtria ukrainase do të humbasë territor, por pyetja është: Sa shumë dhe cilat janë qendrat, edhe të populluara, që do të mposhten?” 2 qytete mbeten synim i pastër i Kremlinit. Duke nisur nga Khrakivi, që sipas është ekspertëve është dukshëm synimi numër 1 i Putinit. Si qyteti i dytë, më i madh i Ukrainës, vendosur fiks shumë pranë kufirit me Rusinë, Khrarkivi mbetet qëllimi kryesor për Moskës. Aktualisht mbetet nën bombardimin e raketave ruse të çdo dite, me Ukrainën që nuk ka mjaftueshëm mbrojtje ajrore të përballojë dronët apo raketat balistike, në drejtim të saj.

Gjenerali britanik Barrons thotë se ofensiva e këtij viti, do të jetë tejkalimi i Donbas dhe sytë do jenë drejt Kharkivit, vetëm 29 km larg kufirit rus. Ky do ishte çmimi i madh rus. A do mbijetojë Kharkivi dhe a do quhet pjesë e Ukrainës? Analistët thonë po, por do ishte humbje e madhe, deri katastrofike, për moralin e ekonominë e Ukrainës. Ekspertët e ushtrisë paralajmërojnë po ashtu se nëse Amerika nuk dërgon ndihma së shpejti, raporti në terren, i burimeve njerëzore Rusi-Ukrainë, do të jetë 1 me 10.

Qyteti i dytë, Zaporizhia

Edhe ky qytet, do të ishte një çmim i madh fitoreje për Moskën. Qyteti jugor, shtëpi e më shumë se 700 mijë banorëve, para luftës, qëndron rrezikshëm në frontin e luftës. Edhe pse i lakmueshëm prej 2 vitesh në sytë e rusëve, Zaporizhia është ende e lirë në duart e ukrainasve. Por mbrojtja e jashtëzakonshme që rusët ndërtuan që në 2023 në jug të Rusisë, siç prisnin ukrainasit, mund të jetë e komplikuar për t’u kaluar e për të avancuar në qytet. E ashtu quajtura, Vija Surovikin, që konsiston në mbrojtjen të trefishtë, përbëhet nga fushat më të minuara në botë. Rusët munden që pjesërisht t’i çmontojnë, por nëse do tentonin ta bënin, lehtësisht do pikaseshin nga ushtria ukrainase. Por objektivi strategjik i Rusisë këtë vit, mund të mos jetë aspak territorial. Putini do tentojë që të shkatërrojë frymën e luftës tek ukrainasit e të bindë nga ana tjetër Perëndimin, që më mirë të tërhiqet nga kjo ose humbjet do të jenë të mëdha. Ekspertët ushtarake thonë se objektiv i Rusisë këtë vit, është që të ngjallin ndjenjën se Ukraina nuk ka më shpresë.

Për romantikët, Ukraina mund ta gjejë forcën dhe motivin për ta vazhduar luftën, por në të vërtetë, rusët kanë armët. Teksa strategjitë janë herë të qarta e herë më pak, një gjë është e sigurt, se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka ndërmend ta ndalojë sulmin në Ukrainë. Ai është si një lojtar pokeri, do luajë të gjithë chipsat, që të fitojë. Ai po shpreson që perëndimi të vazhdojë të dështojë në dërgimin e armëve në Ukrainë, mjaftueshëm që kjo e fundit të dorëzohet vetë. Dhe pavarësisht samiteve të NATO-s, konferencave e fjalimeve mbështetëse, ekziston një mundësi, që në këtë që thotë, Putini të ketë të drejtë.

/a.r

 

Next Post
Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit: I dënuar me mbi 12 vite burg për shpërdorim detyre

Meta i vendosur të mbështesë ish-partinë e Gruevskit: Ka bërë gjëra të mrekullueshme, duhet marrë shembull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In