Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka nisur një ofensivë në rajonin e pushtuar Kherson,ku i ka shkaktuar disa viktima ushtrisë ruse.
“Si rezultat i veprimeve sulmuese të njësive të Forcave të Mbrojtjes, armiku pësoi humbje dhe filloi të mbrohet në pozicione të pafavorshme pranë Andriivka, Lozove dhe Bilohirka, në rajonin Kherson. Luftimet vazhdojnë – thuhet në shënim pushtuesit rusë qëlluan mbi infrastrukturën civile jashtë vendbanimeve Prybuzke, Posad-Pokrovske, Blahodatne, Osokorivka, Novovorontsovka, Novooleksandrivka dhe të tjera”, thuhet në raportimin e Shtabit.