• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KiE vlerëson Reformën Administrative të ndërmarrë në Shqipëri

by A R
30/05/2016 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim në Strasburg me Zv/Sekretaren e Përgjithshme të KiE-së, Gabriella Battaini-Dragoni. Në këtë takim Ministri Çuçi u shoqërua nga Ambasadorja, Ardiana Hobdari.

Zv/Sekretarja e Përgjithshme, Battaini-Dragoni vlerësoi me nota mjaft pozitive punën e kryer nga Ministri Çuçi dhe bashkëpunëtorët e tij, në drejtim të realizimit të reformës administrativo-territoriale në Shqipëri.

Rasti i Shqipërisë, vijoi ajo, përfaqëson një model suksesi për partnerët kryesorë të vendit tonë në procesin e kësaj reforme, KiE dhe BE. Është tejet e rëndësishme, theksoi ajo, që Shqipëria ka shënuar progres, duke patur rezultate të dukshme dhe të prekshme, pavarësisht vështirësive dhe sfidave nëpër të cilat ka kaluar reforma.

Ministri Çuçi shprehu falenderimet për ndihmën dhe asistencën e ofruar nga KiE në procesin e vështirë të realizimit të reformës administrativo-territoriale. Ky është një proces që ende nuk ka përfunduar, vijoi Ministri, pasi faza e implementimit është po kaq e rëndësishme.

Në vijim, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të rezultateve kryesore të reformës administrative, të stadit aktual, si dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen për plotësimin e paketës së reformës.

Ai nënvizoi faktin se reforma ka qenë prioritet i Qeverisë shqiptare dhe realizimi i saj u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit dhe përfshirjes në proces të partnerëve ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorëve të brendshëm. Reforma u realizua nëpërmjet një procesi të hapur, transparent dhe gjithpërfshirës, dhe ky është çelësi i suksesit dhe pranueshmërisë së reformës, theksoi Ministri.

Ndër masat që pritet të merren, Ministri Çuçi theksoi se është duke u hartuar projektligji për decentralizimin fiskal, në mënyrë që autoritetet lokale të kenë mjetet e duhura financiare për ushtrimin e aktivitetit dhe përmbushjen e misionit të tyre. Një aspekt tjetër, i përmedur nga Ministri Çuçi, ishte edhe pjesëmarja e publikut në vendimarrjen lokale, e cila është trajtuar me vëmendje dhe parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore të miratuara në kuadër të reformës.

Në fjalën e saj, Battaini-Dragoni nënvizoi se shembulli pozitiv i Shqipërisë meriton të promovohet dhe t’i jepet vizibiliteti i duhur. “Tashmë është i rëndësishëm miratimi i akteve të tjera ligjore, që do t’i garantojnë njësive lokale autonominë e nevojshme financiare për kryerjen e aktivitetit të tyre. Ashtu sikurse deri më tani, KiE do të vijojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në të gjitha masat që do të merren gjatë fazës së plotësimit të paketës së reformës”, u shpreh znj. Battaini-Dragoni. Ajo përmendi çështjen e trajnimit të administratës lokale, si një nga aspektet ku bashkëpunimi me KiE-në mund të ofrojë një vlerë të shtuar.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zv. Sekretares së Përgjithshme, Ministri Çuçi u shpreh se aktualisht janë duke punuar me BE-në dhe me Qeverinë zvicerane, duke hartuar një plan për trajnimin e administratës lokale. “Fokusi i punës sonë në këtë fazë, mbetet cështja e ofrimit të shërbimeve nga njësitë e reja të zgjedhura, si dhe mbulimi me efektivitetit i të gjithë territorit nën juridksionin e këtyre njësive, përfshirë edhe periferitë.” Në terma afatgjatë, Ministri Çuçi theksoi objektivin për dixhitalizimin e shërbimeve të njësive lokale, duke nisur me dixhitalizimin e arkivave.

Gjatë takimit me Zv/Sekretaren e Përgjithshme të KiE-së, Gabriella Battaini-Dragoni, Ministri Çuçi nënshkroi edhe Protokollin shtesë të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale mbi të drejtën për të marrë pjesë në çështjet e autoriteteve lokale (Protokolli i Utrechtit). Nënshkrimi i këtij protokolli është një rekomandim për Shqipërinë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale nëpërmjet rezolutës Nr.349./a.m.

Next Post

Fotot/ Rama pritet nga presidenti Hollande në pallatin "Elyse"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In