• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KiE: Keni bërë progres kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

by A R
04/06/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Europës, përshëndet Shqipërinë për progresin e dukshëm në Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea publikoi konkluzionet e Progres- Raportit të Këshillit të Europës, për Shqipërinë lidhur me masat e marra në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, miratuar më 23 maj 2016 dhe publikuar dje.

Ky është raporti i dytë pas atij të vitit 2011 në lidhje me zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

“Ky raport është shumë pozitiv krahasuar me atë të vitit 2011, progresi është i dukshëm dhe përshëndetet Shqipëria nga Këshilli i Europës për këtë përmirësim. Është inkurajues konstatimi i raportit se Shqipëria është nën rrugën e duhur për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Gjebrea.

Ajo shtoi se MPB e konsideron progres-raportin një udhërrëfyes për gjithë shoqërinë shqiptare në përgjithësi ndaj e çmojmë të dobishme ta ndajmë atë me publikun.

Sipas raportit (GRETA), vlerësohen zhvillimet që janë bërë, pas raportit të parë në dhjetor, mbi zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Raporti është hartuar nga një Delegacion i Grupit të Ekspertëve, të cilët gjatë vitit 2015 zhvilluan një vizitë zyrtare në Shqipëri për vlerësimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Më konkretisht, raporti i publikuar një ditë më parë, identifikon progresin e bërë nga institucionet shtetërore në një numër fushash, si:

Përmirësimi i legjislacionit në luftën kundër trafikimit të personave
Miratimi i përkufizimi të zgjeruar të veprës penale të trafikimit
Rritja e masës së dënimit
Prezantimi i dispozitave të reja që lidhen me lehtësimin e trafikimit të personave
Miratimi i dispozitës për mosdënimin e viktimave të trafikimit për vepra të kryera gjatë kohës së trafikimit
Miratimi i dispozitave ligjore të veçanta që parashikojnë periudhën e reflektimit dhe lëshimin e lejes së qëndrimit për viktimat e trafikimit me qëllim mundësimin e bashkëpunimit me drejtësinë.
Zgjerimin e Komitetit Shtetëror kundër Trafikimi të Personave dhe të Autoritetit Përgjegjës me anëtarë të rinj, si dhe përfshirjen e OJQ-ve në zhvillimin dhe zbatimin e politikave anti-trafik dhe identifikimin e viktimave të trafikimit.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Koordinatorit Kombëtar, Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për adresimin e trafikimit me qëllim punën e detyruar.
Përpjekjet e bëra për trajnimin e profesionistëve në bashkëpunim me OJF-të dhe ON-të.
Hapat e ndërmarrë në fushën e parandalimit, duke përfshirë aktivitetet dhe fushatat ndërgjegjësuese që targetojnë fëmijët e shkollave, si dhe iniciativa për të reduktuar vulnerabilitetin e grave, nëpërmjet promovimit të përfshirjes ekonomike.
Miratimi i Procedurave Standarde të Veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit, duke formalizuar funksionimin e MKR-së dhe duke parashikuar procedura të veëanta për identifikimin e fëmijëve.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme garanton se mbetemi të angazhuar për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të trafikimit të personave gjatë kontrolleve kufitare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve të pashoqëruar, midis azilkërkuesve dhe migrantëve të parregullt si dhe identifikimi i rasteve të shfrytëzuar për punë.

Gjithashtu prioritet mbetet rritja e numrit të hetimeve dhe procedimeve proaktive, si dhe dënimeve për këto vepra penale.

java / r.a

Next Post

Dilara e “Fate të Kryqëzuara” martohet me shqiptarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

May 19, 2026
Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

May 19, 2026
Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

May 19, 2026
“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

May 19, 2026
DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

May 19, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In