Khloé Kardashian bëri një koment dhe ‘theu’ rrjetin.
41-vjeçarja komentoi në postimin e një djali të quajtur Jacob Myers-Norys, i cili ndau një video ku rendiste disa gjëra për veten. Ai është një ish-sportist që tashmë punon si mësues biologjie, ka origjinë italiane dhe pasion për gatimin.
“Diku atje jashtë është gruaja që do të më pyesë si më shkoi dita në shkollë”, shkroi ai dhe kaq u desh! Kardashian iu përgjigj: “Si e kalove ditën?”
Videoja ka arritur mbi 4 milionë klikime kurse komenti i Khloé ka mbi 30 mijë pëlqime.

Në një bisedë me TMZ, Myers-Norys foli për këtë situatë dhe tha: “I gjithë qytetim im e di. Nxënësit më ngacmojnë. Bisedat në grup nuk reshtin. Mendova ‘pse mos ta provoj?’”
Ai shtoi se do të qëndrojë në Los Angeles gjatë festave dhe do t’i pëlqente ta takonte yllin e ekranit.
“Këtë të shtunë, kam një festë pune dhe do të më pëlqente shumë nëse do të ishe shoqëruesja ime”, tha ai në një video vijuese. “Nëse s’mundesh, ndoshta Kris mund të më shtojë në festën tënde…”
Gjithçka mbetet për t’u parë, por rrjeti po zien!











