Juventusi vazhdon goditjet në merkato për sezonin e ardhshëm. Pas blerjes së sulmuesit argjentinas Dybala, kampionët e Italisë janë një hap larg blerjes së mesfushorit gjerman Sami Khedira.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, Juventusi i ka ofruar lojtarit një pagë prej 3.5 milionë eurosh për 3 vitet e ardhshme. Khediras i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe mund të afrohet tek bardheznjtë me çmim 0.
Krahas Juventusit, në garë për mesfushorin janë Shalke dhe Volfsburg.