• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

by Eduard Zaloshnja
09/03/2026 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në periudhën 1920-2016, Klubi i Futbollit Tirana fitoi dhjetra trofe kombëtare, si dhe regjistroi disa sukese ndërkombëtare (shumë legjenda të futbollit tiranas kanë kontribuar ndër vite për ato suksese). Por më 2016, ndodhi gjëma: Për herë të parë në historinë e vet futbollistike, KF Tirana ra nga kategoria, dhe iu desh të konkurojë me klube si Shën Kolli, Fushë Kruja, Gramshi, etj. (me gjithë respektin për to).

Pas rikthimit në kategorinë superiore më 2017, KF Tirana i ka bërë me infrakt në zemër tifozët e shumtë të saj (afërsisht 180 mijë vetëm në Tiranë, më rezultuan në një sondazh të paradokohshëm). Kështu, një sezon KF Tirana shpallet kampion, dhe tjetrin rrezikon të bjerë nga kategoria (vjet shpëtoi nga rënia prej kategorisë falë një autogoli të Pogradecit në ndeshjen play-off). Dhe aktualisht, rënia PËR HERË TË DYTË nga kategoria duket se ka gjasa të mëdha…

Në 15 vjetët e fundit, pronësia e aksioneve të klubit është ndarë 66% Refik Halili dhe 34% Bashkia e Tiranës. Pra, praktikisht, Halili ka qenë pronari kryesor i klubit në vitet më të errta të KF Tiranës…

Ditët e fundit u publikua një video e shkurtër e një bisede mes Presidentit të FSHF, Armand Duka, dhe biznesmenit Samir Mane (pasuria e tij neto llogaritet mbi 1 miliard dollarë nga revista amerikane Forbes). Në atë bisedë, Duka e inkurajoi Manen të investojë në sponsorizimin e një klubi futbolli. Dhe në rrjetet sociale ka shpërthyer diskutimi se, në fakt, bëhet fjalë për Klubin e Futbollit Tirana…

Halili është treguar intrasigjent deri më sot, kur është diskutuar për pronësinë e aksioneve të KF Tirana. Por biseda Duka-Mane, e publikuar gjerësisht, mund të jetë një sinjal se diçka po lëviz. Duke patur parasysh edhe investimin madhështor që pritet të bëhet në stadiumin “Selman Stërmasi” e përrreth, mund të pritet në vijim një marrëveshje Halili-Mane për aksionet e klubit.

Samir Mane ndoshta nuk merr vesh shumë nga futbolli, por deri më sot ka demonstruar se di të investojë me zgjuarsi dhe të caktojë njerëzit e duhur për ekzekutimin e projekteve të ndërrmara prej tij. Ndoshta ai mund të jetë aktualisht njeriu që mund të sjellë një ndryshim themelor te KF Tirana – që ta rikthejë në kohërat e lavdishme, e jo të konkurojë me klube si Shën Kolli, Fushë Kruja, Gramshi, etj. (me gjithë respektin për to).

Next Post
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In