• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto zgjedhje ikën, te të tjerat, Diaspora duhet të votojë!

by Rudina Xhunga
10/05/2023 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Tregimi i ditës, sot në Youtube ka të bëjë me një shkrim që më çoi Eduard Zaloshnja, për përqindjen e shqiptarëve që do të votojnë më 14 maj.

Këto zgjedhje ikën, te të tjerat, Diaspora duhet të

Në Shqipëri do të votojnë 58% e votuesve që janë listën e KQZ-së, për shkak se 42% e kësaj liste janë në emigracion. Qytetet më të rëndësishme të vendit si Berati, Vlora, Gjirokastra kanë më shumë votues jashtë se sa brenda. Në Berat 48% e votuesve janë brenda vendit, 52% në emigracion. Berati, i cili është në qendër të vëmendjes së guidave turistike të huaja, të promovimeve te Shqipërisë. Por beratasit kanë ikur, nuk janë në Shqipëri. Gjirokastra është më keq se Berati, vetëm 40% e votuesve janë në Shqipëri, 60% kanë ikur në emigracion. E pamendueshme për një qytet që është ribërë, një qytet ku nuk kishe ku të haje e të flije, një qytet që ishte bërë vetëm për gjirokastritët dhe për një kohë të shkurtër ka shpërthyer turizmin në fshat e qytet. Por njerëzit nuk janë, ata kanë ikur. Edhe në Vlorë 44% e votues janë brenda vendit, 56% kanë ikur në emigracion. Në Tiranë ikjet janë më të vogla, 77% e votuesve janë brenda, 23% janë jashtë Shqipërisë. Tirana është më e madhe për t’i mbajtur njerëzit, ndërsa qytetet e vogla nuk po ia dalin, pavarësisht transformimit, ndryshimit të madh që kanë pësuar. Vlora ka ndryshuar shumë, nuk njihet më. Por njerëzit kanë ikur. Ne e dimë që njerëzit ikin, por kur e sheh përqindjen e kësaj liste që tregon njerëzit e larguar, ndien trishtim, që rindërtimi i qyteteve nuk ka qenë i mjaftueshëm t’i mbajë njerëzit në shtëpi.

Kujtoni Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën e 97-ës! Vrasje, njerëz që të vinin në shtëpi me armë te koka, fëmijë që janë tmerruar që në bark të nënës, fëmijë që janë vrarë, njerëz të rrëmbyer, tmerr, llahtar, shkatërrim. ‘97-ta është tragjedia jonë më e madhe që akoma nuk është rrëfyer, sepse njerëzit nuk e tregojnë dot. Është i kuptueshëm kushdo që iku në ‘97-ën, por të ikësh në 2023-shin është ndryshe. Mbase tani, nuk mjafton më të gjesh përgjigjen e pyetjes; përse po ikin këta njerëz? Duhet menduar për t’i kthyer nëpërmjet votës. Duhet nisur tani, për të qenë gati në zgjedhjet e përgjithshme.
Shqiptarët që ikën jashtë, duhet të votojnë. Ne që jemi këtu nuk mund t’i përfaqësojmë ata, nuk mund t’i kuptojmë, nuk mund të bëjmë më sikur ata nuk janë. Shqipëria nuk do të zhvillohet kurrë, nëse emigrantët nuk do të kthehen në Atdhe.
Nuk mund të mbahemi nga djersa e tyre dhe t’u themi; mendimi juaj, vota juaj, nuk na duhet. Ata e mbajnë me para këtë vend. Këta shqiptarë, a nuk kanë të drejtë të votojnë? Rama, Berisha, Meta, u shtua dhe Alibeaj, kjo është klasa politike në Shqipëri. Ata të rinj që dalin, në fakt dalin nga sqetullat e të vjetërve. Erdhi koha që Shqipëria të hapë tregun, të hapë krahun! Shqipëria ka një detyrim ndaj njerëzve që janë jashtë. Ata nuk i kanë shitur shtëpitë, mendja e shpirti i tyre është në Shqipëri. Por nuk kanë për të ndryshuar kurrë nëse nuk marrim mendimin e tyre dhe nëse nuk hapet tregu i mundësive. Në Diasporë gjenden njerëzit që do ta ndryshojnë të ardhmen e këtij vendi. Të dashur shqiptarë në Diasporë, në emigracion, Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për paratë tuaja, ka nevojë për mendjen tuaj, për votën tuaj. Shqipëria ka nevojë që ju ta ndryshoni, që ju ta drejtoni dhe t’i jepni hapësirë e frymë klasës politike shqiptare. Shqipëria ka nevojë që Diaspora të votojë!

 

Next Post
Ngjarja e rëndë/ Djali mban në frigorifer trupin e pajetë të babait për më shumë se një vit: Nuk doja ta humbisja

Ngjarja e rëndë/ Djali mban në frigorifer trupin e pajetë të babait për më shumë se një vit: Nuk doja ta humbisja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

February 11, 2026
“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

February 11, 2026
Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

February 11, 2026
Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In