• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Këto që të çova tani, 100% origjinale”/ Ja si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës

by Os De
29/11/2025 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-efektivi Igli Haxhiaj rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që Haxhiaj, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, që  implikojnë në trafikun e drogës. Dosja e SPAK, të cilën Report Tv e disponon, evidenton se Haxhiaj bën pazare e negocion çmimet për blerjen e kokainës me trafikantët e këtij grupi.

Ai shfaqet në biseda duke u kërkuar anëtarëve të grupit cilësi të lartë të kokainës, siguron transport dhe zbulon se kontakte në disa shtete. Në bisedat e zhvilluara në mars të 2023-shit, Igli Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”. Anëtari i grupit, ende i paidentifikuar, i ofron “Holandë me 29”, ndërsa shton se ka “të përzier me 25”. Haxhiaj ve në dukje se “qenka shtrenjtë” por pranon se “po prapë është duke u dhënë me aq”.

Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?

SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.

Dy anëtarët e grupit kanë shkëmbyer shpesh foto të kokainës, e cila dallohet me mbishkrime të ndryshme, si “bebe”, “111”, “rolex” (një prej markave luksoze të orave) apo “CR7” (lojtari Kristiano Ronaldo).

FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?… Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?

FM369H: Merreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.

Nga përmbajtja e bisedës më sipër, anëtari i grupit i ofron Haxhiajt mall me çmim “28”, duke i sugjeruar që ta marrë “një për provë”. Ish-efektivi kërkon informacion për cilësinë dhe shprehet “me lek në dorë se pa lek s’dua”.

Në një tjetër bisedë në SkyECC anëtari i grupit deklaron se ka “një copë në Athinë”, duke shpjeguar se “ajo ngarkesë është… pml, a body, rolex… nuk e di fiks, por ajo punë është”. Ai i shpjegon skemën e çmimeve: “29k blerja, 2k transporti, 31k… e marrim 30k”.

Ndërkohë, një anëtar i grupit në një tjetër bisedë i kërkon “20 buk në Hollandë”, duke iu referuar kokainës. Haxhiaj i ofron çmimin “28 ma le mua”. Më pas deklaron se “ka një të mirë në Rotterdam me 27”, duke dërguar foto të produktit dhe duke shpjeguar se “këto që të çova tani janë 100% colo, origjinale”.

SPAK nuk ka arritur të sekuestrojë sasi droge, duke mos mundësuar ekspertimin e cilësisë apo llojit të saj, gjë që do të mundësonte që ndaj tij të ngrihej edhe akuza për trafik për ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet policiore dhe siç dilte edhe në biseda kërkonte deri në 15 mijë euro për të shitur informacionet hetimore.

Si funksiononte organizata e trafikut të drogës?

Grupi i Visit të Pojës e kishte bazën në Shqipëri kishte edhe 6 baza të tjera në Breshia, aty ku pritej droga dhe më pas anëtarët shqiptarë e shpërndanin. Grupi dyshohet se ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë, e cila ka lëshuar edhe masat e sigurisë për të dhe 23 anëtarë të tjerë. Në krye të grupit qëndronte vetë Visi i Pojës, me dy bashkëpunëtorët e tij, Erion Kapidanin dhe Denis Myftiun, ky i fundit është ai që shfaqet në bisedat në SKyECC me ish-efektivin Haxhiaj.

Kokaina nisej nga Amerika e Jugut dhe transportohej përmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore, më pas fshehur në mjete të tonazhit të rëndë drejt Italisë. Ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike, ndërsa paratë e fituara nga shitja ktheheshin te drejtuesit shqiptarë përmes korrierëve të quajtur “money mules”, kryesisht drejtues autobusi të linjave Itali-Shqipëri. Bashkëpunimi me një kompani transporti të administruar nga Giuseppe Iorio, 57 vjeç, me origjinë nga Campania dhe banues në Bergamo, siguroi mbulim logjistik për aktivitetet kriminale, duke vënë në dispozicion kamionë dhe udhëtime të mbrojtura. Organizata bashkëpunonte edhe me kriminalitetin e organizuar puljez, veçanërisht me Sacra Corona Unita, për shpërndarjen e drogës në Italinë e Jugut./Shqiptarja.com

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj: Dita e duhur për të bërë plane afatgjata financiare...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In