• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto përputhje të fatit t’i quajmë ‘rëndom’?!

by Frrok Çupi
16/10/2024 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ku lexohen fakti dhe fati?

Që nga maja më e lartë ku mbërriti atdheu ynë kaq i ndritur (ngjitur me BE) e deri në honin më të errët që u krijua pas rënies së diktaturës… Në gjithë këtë rrugë strapacuese gjejmë lidhje dhe përputhje perfekte datash, ngjarjes, uljesh, ngjitjesh, humbje, shpresa. Dhe ja ku jemi, duke shijuar fatin mes të keqit e të mirit.

Kush i paska filmuar të gjitha si një udhëtim biblik ku askush nuk ka pikasur kameramanë? Ne nuk kishim shpresë, as pikën e shpresës, se dikush po i lidhte ngjarjet dhe provat. Ashtu siç nuk kishim shpresë, veçse lexonim vjersha rilindasish se jemi në anën ku ‘dielli perëndon”. Por ja që kështu ndodhi, e pabesueshmja.

Ndodh njësoj si me kombin edhe me individin, të dy lënë gjurmë.

Atë ditë që një burrë, Remzi Hoxha, 21 tetor 1996, u mbeti në dorë i vdekur dhe ata (vrasësit shtetërorë) e hodhën në det për të mos u dukur kurrë, atë sahat syri i padukshëm e filmoi. Sot ka dëshmi për ditën, për hedhjen në ujin e pafund, për stërkalat që lëshoi trupi mbi fytyrat e mbytësve. Dhe një njeri që e kreu atë akt e tani duket sikur ‘ka vdekur në shtetin ishullor të Britanisë së Madhe’. Pale pastaj për fatin e atyre që u vranë sy për sy dhe u dogjën me shpërthime… Ata janë në data., duke nisur nga 21-shi i një janari Iks.

21 tetori i vitit 2023 ishte edhe dita kur pesë policë të shtetit i vunë prangat në Rinas dhëndrit të Sali Berishës, që ky vjehërr e kishte vënë në frontin e korrupsionit, duke e kërcënuar: ‘O merre bijën time kështu si them unë për grua/ O lëre gruan se nuk je për grua”. Edhe Saliu shkoi pas atij burri që e meritoi gruan, që në datën 21. Të tjerat janë thjesht vazhdë.

Dje, në ditëlindjen e tij të tetëdhjetë, dosja e hetimit, me 33 fashikuj, sa vitet e Krishtit, u transportua me vinça për në gjyq. Krishti i fateve të njeriut është kryqëzuar dhe është zhytur në atë dosje, si një gjallesë që prapë mund të ngjallet e të dëshmojë për krimet e shtetit të kryesuar nga Sali Berisha.

Berisha, bash në atë orë, ndodhi duke u mrekulluar me këngët që ia këndonte mbesa dhe ‘nipat’ korruptivë e të marrë aty poshtë ballkonit.

Përputhje faktesh e fatesh si në Babiloninë e Lashtë.

Le të vinte ajo e lashta, por Saliu nuk do të donte kurrsesi ardhjen e ‘Babilonisë’ së kohës sonë moderne. Një jetë të tërë luftoi e ‘hëngri hekurin me dhëmbë’ që Shqipëria të mos i afrohej Europës. E degdisi në humnerat e Lindjes së Mesme, e ngatërroi me të gjithë terroristët e botës, e vuri në shërbim të diktatorëve të Ballkanit, e zhveshi nga çdo pikë pasurie që kishte vënë e varfra Shqipëri, e dogji një herë dy e njëqind, e katandisi aq keq sa të vijnë ushtarët e Europës për të ruajtur paqen mes shqiptarëve… Ia bëri të gjitha të zezat. Kush mund të ligjëronte ‘Shqipëria në Europë!’. Dukej si marrëzi. Kur të afrohet Shqipëria, Europa nuk do të ekzistojë!- u tha.

Njeriu ishte egërsuar këtu, njësoj si bosi i tij shtet.

Frikë kudo në Europë nga shqiptarët. E keni përjetuar vetë para se të zbrisni nga avioni apo nga skafi. Por bash ditën kur bosi i shtetit të egër po shkonte në festën e ditëlindjes me gjyq në Gjykatën Speciale, atë ditë Shqipëria mori lajmin se ‘ja ku jam, në muret e kështjellës së hapur Europë!”. Ngjarja më kulmore: U hapën negociatat Shqipëri- BE.

Kjo ndodhi në 15 Tetor; ndërsa deputetët e Berishës u betuan prapë  se  në datë 21 tetor, prapë do ta djegin Evropën’. Në 21 do të sulmojnë zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë dhe t’i kërkojnë llogari ‘pse i hapët dyert?’ për Shqipërinë. Në 21 prapë.

Brendapërbrenda fatit të mire të afrimit më të fundit me Europën, prapë se prapë ka përputhje faktesh dhe fatesh.

Duken sikur vërtet një dorë e magjishme (ndoshta kryeministri shqiptar Edi Rama dhe vetë BE), i ka ndërtuar në atë mënyrë, si gurët në murin e lartë për t’ u ngjitur në BE.

Ata që deshën të dyshojnë, dyshuan. Ndërsa ata që deshën ta minonin, e prozvaldën. Njëri gur plotplotësoi tjetrin. A thanë ngado se ‘ shteti sovran Bektashi” na fut në konflikt mes myslimanëve dhe na lë larg BE? Ca kohë u mbajt fryma.  Pastaj erdhi tjetër gjë, mirëqenia e Myslimanëve, xhamia më e madhe në Ballkan. Mëngjesin pas inaugurimit të xhamisë, kryeministri udhëtoi për në Budapest ku kërkoi e mori garancitë e Hungarisë për anëtarësim në BE. Mu aty, në atë hapësirë Kristiane, ishte lidhur garancia më e madhe e shqiptarëve dhe hungarezëve, me heronjtë më të mëdhenj ët tyre, pesë shekuj më parë, në mbrojtje të Krishterimit të Europës.

Nëse në këtë moment kundërshtarët e ideve të ‘ konfliktit fetar’  do ta kthenin videon në youtube, nuk do të kishin dëshirë ta shikonin veten.

Përputhja e fakteve ndoqi rrugën e dëshmive të reja drejt fatit të ‘paguximtë’ për t’ u ëndërruar.

Kjo ndodhi, nuk ishin ngjarje rëndom.

Next Post
Zbuloni vendin ideal për të jetuar, pushuar dhe investuar të sigurt

Zbuloni vendin ideal për të jetuar, pushuar dhe investuar të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

June 26, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaedan

June 26, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

Seanca përkujtimore / Bido: Çështja çame nuk është kundër Greqisë, por një çështje e të drejtave të njeriut

June 26, 2026
Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

June 26, 2026
Faleminderit që protestoni!

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

June 26, 2026
Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

June 26, 2026
Ndikimi i Erdogan në Shqipëri shqetëson Italinë! Sfida gjeopolitike ndërmjet dy vendeve

Ndikimi i Erdogan në Shqipëri shqetëson Italinë! Sfida gjeopolitike ndërmjet dy vendeve

June 26, 2026
“Nuk ka vend më të përshtatshëm për ta organizuar”, SHBA synon edhe Botërorin 2038

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për ta organizuar”, SHBA synon edhe Botërorin 2038

June 26, 2026
Putin nën presion! Krimea shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Ukrainës

Putin nën presion! Krimea shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Ukrainës

June 26, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In