Megjithëse kolesteroli brenda kufijve të caktuar është i nevojshëm për metabolizmin, kur ato tejkalohen mund të sjellin faktorët e stresit përsa i përket patologjive si infarkti, iktusi cerebral dhe arterioskleroza.Nëse nivelet e kolesterolit janë më të larta se pragu i pranueshëm, filloni të mendoni rreth rishikimit të dietës tuaj dhe të zbuloni se cilat ushqime duhet të shmangni ose të paktën të zvogëloni, transmeton ksp.
Vezët
Vezët dhe produktet që e përmbajnë atë, përfshirë edhe makaronat me vezë, duhen evituar, por mund t’i konsumoni 1-2 herë në javë jo më shumë.
Mishi i kuq dhe i përpunuar
Nëse nuk doni të hiqni dorë nga mishi, mund të zgjidhni mishin e bardhë. Përsa i përket mishit të përpunuar, zgjidhni ato që janë me më pak yndyrë, si proshuta.
Pijet alkolike
Marrja e kolesterolit përmes pijeve alkolike rezulton e rrezikshme për shëndetin, në disa aspekte.
Kafja
Raporti mes kafes dhe kolesterolit rezulton shpesh nga cilësia e produktit. Në rast të konusmimit zgjidhni kafe të një cilësie të lartë dhe më pak të pasur me kafeinë, duke u kufizuar deri në 3 filxhanë në ditë.
Qumështi
Qumështi, ashtu si dhe kosi jo i skremuar, janë një burim i rëndësishëm i kolesterolit. Më mirë të zgjidhni variantet me më pak yndyrna si ai i skremuar . Alternativa të shkëlqyera janë qumështi i orizit, i bajameve ose i sojës.
Gjalpi dhe djathi
Këto dy produkte përmbajnë nivele të larta kolesteroli. Pra djathi dhe gjalpi janë në listën e zezë. I konsumoni duke zgjedhur djathin me bazë qumështin e skremuar, ndërsa në rastin e gjalpit evitojeni plotësisht.
Të brendshmet e kafshëve
Mëlçia, truri, veshkat, mushkëritë, janë të gjitha pjesë të kafshëve të pasura me kolesterol që duhen evituar.
Gatimi
Është me shumë rëndësi të bëni kujdes edhe në gatimin e ushqimeve; ndërsa është mirë të evitoni të skuqurat me shumë vaj, avulli, zierja ose furra ju lejojnë të realizoni pjata vërtet të shijshme e të lehta, sidomos nëse gatuhen me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, përgatiti Koha. (b.an)