• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këto janë skandalet në ShowBiz për vitin që po lejmë pas

by Java News
30/12/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe viti që sapo lamë pasë ishte i mbushur me ngjarje nga më të ndryshmet. Natyrisht nuk munguan as skandale të cilat ishin kryetituj të mediave si të shkruara ashtu edhe të atyre elektronike.

Pas përfundimit të “Këngës magjike”, Stine sulmon Florin

Një incident i rëndë ishte shënuar në prapaskenat e festivalit “Kënga Magjike”. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, ishte nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital.

Pas këtij incidenti banal, Nesti Duka i njohur në muzikë si “Stine” u shoqërua në polici. Forcat e policisë që mbërritën me vonesë në vendngjarje, ndaluan kantautorin në rrethinat e Pallatit të Kongreseve, për ta shoqëruar në komisariat, aty ku Stine dha dëshminë e tij për dhunën e ushtruar ndaj Mumajesit. Ai pas dëshmisë u lirua.

Image

Arrestimi i Kallashit “tronditi” shumëkënd

Gjatë vitit 2015 prangat e policisë së Prizrenit, i provoi edhe kërcimtarja e njohur më tepër për format e saj trupore, Kallashi. Ku arrestim pasoi pas një kontrolli të realizuar nga policia në lokalin e natës “Kobra City”, kontroll i cili ka ardhur si rezultat i rrahjes së 4 personave nga anëtarë të këtij lokali nate pranë një pike karburanti në afërsi të tij. Policia ka mundur të sigurojë pamjet filmike të incidentit duke motivuar edhe kryerjen e kontrollit.  Pas kontrollit është kryer arrestimi i 5 persona ndër ta edhe Kallashi emri i vërtetë i së cilë është Donjeta Kosumi, për shkak të posedimit të armëve pa leje. Gjatë këtij kontrolli të policisë janë sekuestruar tri pistoleta, një pushkë gjysëmautomatike një sasi e konsiderueshme e fishekësh të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e lëndësh narkotike në formën e pilulave.

Pas lirimit nga paraburgimi, ku është mbajtur për 24 orë, Kallashi ka treguar se policia ka bërë thjesht punën. Donjeta deklaroi se avokati po merret me këtë çështje, ndërsa komentoi edhe sjelljen e policisë. “Organet e rendit janë sjellë shumë mirë me mua dhe nuk më kanë keqtrajtuar”, tha Kallashi.

Image

Fjolla Morina rrihet para nënës edhe vajzës

Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij. Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë “kaq mirë” për Fjollën. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj, Alayah. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja, Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka sulmuar atë.

Sipas dëshmitarëve, Fjolla ka shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së saj.

Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamur Azemin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë.

Por, Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj.

Image

Shuki kapet me drogë

Moderatori i njohur nga Kosova, Shuki, ishte kapur me drogë gjatë vitit që sapo lamë pasë. Kështu gjatë një kontrolli rutinë, Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë prezantuesin, Mentor Shuki, i cili kishte me veti lëndë narkotike. Ndalimi i tij është bërë më 24 nëntor, pranë vendit të quajtur “Kafet e Vogla” në Prishtinë. Sipas policisë, ai dispononte lëndë narkotike të lëngshme GHB. Por më tej, situata e prezantuesit është “rënduar”, kur në kontrollin në shtëpinë e tij, Shukit i janë gjetur edhe 6 gramë drogë e llojit kokainë./Zeri/

Image
Next Post

“TAP/ Projekti që mban barrën kryesore të rritjes ekonomike në Shqipëri për 2016”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com