• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë sjelljet e njerëzve që vuajnë nga ankthi

by Java News
13/11/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse prireni të shqetësoheni, ka shumë mundësi ta keni konsideruar tashmë nëse vuani apo jo nga ankthi. Por predispozita për të menduar që bota do të rrënohet nëse grisni padashje këmishën që keni veshur në punë, nuk është detyrimisht e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse keni ndonjë çrregullim të përgjithshëm me ankthin.

Në fakt, ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin.

Sipas Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq.Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit me ankth dhe kjo është normale të ndodhë.Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës.

Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi juaj përpara se të keni lënë një takim.

Nuk është shumë e lehtë të kuptohet nëse vuani nga ankthi, pasi ekzistojnë një sërë formash të tilla si, atak paniku, fobi, ankthi nga grupimet dhe nga ana tjetër njerëzit ankthiozë janë shumë-funksionalë.

Por nëse keni një dyshim që mund të vuani nga ankthi, hidhuni një sy këtyre 9 zakoneve që në fakt janë shenja treguese. Nëse realisht ndiheni sikur keni nevojë të konsultoheni, lini një takim me mjekun.

1. I lini frikërat të drejtojnë gjërat që bëni çdo ditë
Sipas Reader’s Digest, të ndërtuarit të jetës sipas frikërave tuaja është një ndër shenjat e ankthit. Ata që vuajnë nga ankthi ka shumë mundësi të mos e kuptojnë pasi ndërkohë po e ndërtojnë jetën në bazë të frikërave të tyre. Ata nuk përpiqen të kuptojnë se çfarë i shqetëson apo i frikëson. Mund të ndihen mirë në përgjithësi, por në fakt shumë situata i shmangin, madje pa e kuptuar. Kështu fillon ankthi dhe vijon të shterojë aftësinë e njerëzve për ta jetuar jetën në maksimum.

2. Ndieni simptoma fizike
Zakonisht, njerëzit e lidhin ankthin me çrregullime të shëndetit mendor siç mund të jenë: të shqetësuarit më shumë nga sa është e nevojshme, por ankthi mund të shfaqë edhe me simptoma fizike. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e zakonshme të ankthit përfshijnë ritëm kardiak të shpejtë, djersitje të tepruar, dridhje të gjymtyrëve dhe shqetësime të aparatit tretës. Nëse përjetoni një nga këto shqetësime vazhdimisht, mund të keni një formë të padiagnostikuar të ankthit.

3. Përqendroheni në të qenit perfektë
Ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre. Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për ta përfunduar një detyrë pasi kërkohet vazhdimisht që të jetë perfekte.

4. Vuani nga pagjumësia
Sipas një artikulli të Reader’s Digest, kur pagjumësia fillon të bëhet e rregullt, mund të shërbejë si shenjë identifikuese e ankthit. Megjithëse nuk është e pazakontë të kesh ndonjë natë të tillë herë pas here, pasi ndodh që të përjetojmë shqetësime të çfarëdoshme në jetë, pagjumësia kronike mund të jetë ndër zakonet treguese të ankthit.

5. Nuk arrini dot të qetësoheni
Disa njerëz thjesht shqetësohen, por paaftësia për t’u qetësuar është një shenjë e ankthit, sipas SheKnows. Nëse po shqetësoheni më shumë se zakonisht dhe nuk mundeni të qetësoheni më pavarësisht rrethanave, kjo do të thotë që ka një ndryshim mes të shqetësuarit dhe të përjetuarit të ankthit.

6. Kërkoni aprovim për gjithçka
Sipas një artikulli të Bustle, ata që vuajnë nga ankthi kanë nevojë që të tjerët t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë racionale dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimisht aprovim. Tipikisht, personi ankthioz ka nevojë të kuptojë që është në rregull.

7. Shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin që jeni të shqetësuar
Na thuhet vazhdimisht që e vrasim mendjen shumë për gjërat sepse është një shprehje tipike për të dalë nga situata. Por të qenurit të shqetësuar për faktin që jemi të shqetësuar është një shenjë e ankthit. Nëse harxhoni shumë kohë për të proçesuar këtë mendim atëherë realisht duhet të konsideroni shenjat e ankthit të mundshëm.

8. Keni sjellje obsesive
Sipas një artikulli të Health, disa njerëz që vuajnë nga ankthi mund të jenë diagnostikuar gjithashtu me OCD. Kjo ndodh kur mendimet tuaja obsesive shoqërohen edhe me veprime po aq obsesive, siç mund të jenë të menduarit të shprehjes “gjithçka do të jetë mirë” sërish dhe sërish ose te pastruarit pafund të duarve. Mund t’i vini re te vetja këto veprime.

9. Nuk ju mban vendi
Të reaguarit ndaj çdo zhurme të vogël mundet ndonjëherë të jetë shenjë e ankthit. Nëse ndiheni në këtë mënyrë edhe gjatë kohës suaj të relaksit, kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve me ankthin, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Letra e çuditshme për Enver Hoxhën

Letra e çuditshme për Enver Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com