• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Këto janë shtetet më të shtrenjta në botë për 2020-ën: Zvicra në krye!

by Java News
18/02/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e revistës së biznes “Ceoworld” ka kategorizuar 132 vende në botë të cilat janë më të shtrenjtat për të jetuar, si dhe ato ku janë kushtet më të pranueshme për jetë. Zvicra dhe Norvegjia janë padyshim liderë kur bëhet fjalë për çmimet e larta të produkteve dhe të shërbimeve, ndërsa Shqipëria renditet e 95-ta për koston e jetesës, sipas sondazhit.

Hulumtimi bën matjen e harxhimeve për ushqim, veshje dhe mbathje, tatime dhe shërbime komunale, internet, transport dhe restorante. Konkluzioni është që Zvicra është në vend të parë, Norvegjia në vend të dytë, kurse pastaj vijojnë Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamet, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja Jugore.

Kur bëhet fjalë për fqinjët, Kroacia është e 53-ta, Mali i Zi i 90-ti, ndërsa Bosnja dhe Serbia janë në vendet 96 dhe 98. Kroacia jo vetëm që është më e shtrenjtë nga këto tre vende, por jetesa në të është më e shtrenjtë edhe nga Sllovakia dhe Hungaria. Vetëm Sllovenia është në përparësi dhe gjendet në vendin e 47-të. Maqedonia është në vendin e 113 në listën.

Nga ana tjetër, të tre superfuqitë, SHBA-të, Kina dhe Rusia janë të renditur në pozitat 20, 80 dhe 82. Gjermania është në vendin e 29-të sipas lartësisë së çmimeve, Irlanda në vendin e 13-të, kurse Austria është e 21-ta. Duke pasur parasysh standardin, jeta është shumë më e lirë në vendet sikur Pakistani, India, Afganistani, Siria dhe Tunizia.

Gjermania është e renditur në vendin e 29-të sipas shpenzimeve për jetesë, derisa Irlanda është në vendin e 13-të, e Austria në vendin e 21-të.

Në vendin më të shtrenjtë Zvicër, jeta është për 22 përqind më e shtrenjtë se sa në Nju Jork, ku shpenzimet për akomodim janë dyfish më të ulëta. Tema

Next Post
Rama foli me shifra: Skenari më optimist ishte Akademia e Transparencës

Premtimi i Ramës: Në fund të 2020-ës, të gjithë në çati”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com