Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për protestën e Partisë Demokratike, e cila do të organizohet nesër në orën 10.00 përpara parlamentit. Duke filluar që nga ora 01.00 e mëngjesit e deri në përfundim të tubimit, është vendosur të bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe parkimi në disa zona të Tiranës.
Kështu janë te pakalueshme te hënën rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Abdi Toptani” pranë drejtorisë së burgjeve si dhe zona pranë ishselisë se Partisë Demokratike.
Në këto segmente rrugore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në përfundim të protestës.