• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këto janë organizatat e dyshimta islamike që i mbylli shteti

by Java News
25/11/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plotë 16 organizata jo qeveritare, që me vite të tëra kanë vepruar në Kosovë, këto ditë janë mbyllur përfundimisht nga shteti. Këto organizata dyshoheshin se ishin të përfshira në aktivitete të rekrutimit të luftëtarëve për ISIS, financimin e aktiviteteve ekstremiste si dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste. Gazeta Express ka hulumtuar rreth tyre dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për organizatat e njëjta, që në shtator të vitit të kaluar, iu është pezulluar aktiviteti i tyre, pikërisht me vendim të organeve shtetërore.

Atëherë shteti pati vendosur ta pezulloj punën e këtyre 14 OJQ-ve, për një vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji. Madje mbyllja e tyre pasoi pas arrestimit të 40 të dyshuarve për terrorizëm nga një grup prej 57 të dyshuarish. Por duke parë që aktiviteti i tyre vazhdonte të lidhej me persona të cilët iu kanë bashkuar vazhdimisht luftimeve të ISIS-it në Siri, Ministria e Punëve të Brendshme kësaj radhe vendosi të mbyll përfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizatat joqeveritare që vepronin, siç thuhet në komunikatën e kësaj ministrie nën petkun e kinse organizatave me karakter humanitar. Gazeta Express ka mësuar emrat e organizatave, aktiviteti i të cilave tashmë është shuar.

Bëhet fjalë për organizatat “Sinqeriteti” nga Prizreni, “Rinia Istogase” nga Istogu, “Pema e Bamirësisë” nga Peja, “Parimi” nga Kaçaniku, “Njëshmëria” nga Gjilani, “KAD” në Podujevë, “Gjurma”, “Nektari-HE”, “Kalliri i Mirësisë”, “Çelësi”, “Al Ëaqf Al Islami”, “Argumenti”, “AKEA” etj.

Kjo e fundit, më saktë e njohur si Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) është njëra ndër një organizatat më të fuqishme joqeveritare në Kosovë, e regjistruar qysh në vitin 2004. Deri më tani, që nga mbyllja e tyre, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga udhëheqës të këtyre organizatave. Ndryshe, Kosova së fundit u rendit në vendin e katërt në botë sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me ISIS në raport me popullsinë e saj, me rreth 232 luftëtarë. Deri më tani sipas raportimeve, janë afërsisht 50 kosovarë të cilët janë vrarë përkrah ISIS, në periudha të ndryshme kohore.

Next Post

Kerry uron shqiptarët: Jeni partnerë dhe aleatë të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In