• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë orët e fundit të Nikolla Gruevskit për Qeverinë

by Java News
26/01/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i kanë mbetur edhe tre ditë për të bërë tentimet e fundit për formimin e Qeverisë.

Takime sekrete, biseda interne dhe komunikime përmes kanaleve të ndryshme janë përpjekjet që Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të gjejnë kompromisin  me partnerin e tij të deritanishëm qeveritar Ali Ahmetin, liderin e BDI e cila me 10 deputetët që fitoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit është vendimtare për formimin e Qeverisë, informon INA.

Ahmeti dhe Gruevski zyrtarisht dhe siç kishin informuar kanë mbajtur vetëm një takim  për qeverinë e re,  por duke mos konkretizuar asgjë për të vazhduar bashkëqeverisjen.

Kjo është pamundësuar për shkak të kushteve të Ahmetit për zyrtarizimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit si dhe shtyrjen e mandatit të Prokurorisë Speciale, për të vazhduar hetimet lidhur me skandalin e përgjimeve. Këto dy kushte janë të papranueshme për liderin e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, i cili ka refuzuar pranimin e tyre, duke theksuar se me këtë vendi do të rrëshqas drejt federalizimit apo kantonizimit.

Gruevski ka edhe tre ditë për të bërë qeverinë, ndërsa gjasat janë shumë të pakta që ai të arrijë marrëveshje. Kjo situatë është parë që nga dita kur ai mori mandatin për formimin e Qeverisë. Praktika e deritanishme ka treguar se gjatë periudhës së bashkëqeverisjes 2008 – 2016, VMRO-DPMNE dhe BDI që në ditët e para ishin marrë vesh për bashkëqeverisje, dhe se nuk ishte zvarritur procesi për formimin e qeverisë.

Sipas Kushtetutës, nëse Gruevski nuk arrin që të formojë Qeverinë, atëherë mandatin e dhënë ia dorëzon presidentit Ivanov, i cili duhet tia jep partisë së dytë, në këtë rast LDSM. Por disa ekspertë të çështjeve kushtetuese kanë thënë se Kushtetuta nuk lejon që mandati ti kalojë partisë së dytë dhe se opsioni i vetëm është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, citohet INA. (b.an)

Next Post
Ruçi replika me Berishën: Aspirojmë Holandën e kryetarit tënd dhe jo Afrikën

Ruçi replika me Berishën: Aspirojmë Holandën e kryetarit tënd dhe jo Afrikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In