• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këto janë krimet për të cilat akuzohet Krasniqi

by Java News
08/10/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një civil shqiptar nuk ka mundur t’u mbijetojë torturave të shkaktuara nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka vdekur në një kamp të UÇK-së në Kukës në fillim të verës së vitit 1999. Pjesë të madhe faji për vdekjen e tij dyshohet se ka Xhymshit Krasniqi, i arrestuar të martën në Prizren, shkruan Koha Ditore.

Krasniqi, që formalisht nuk ishte akuzuar për shkak se ndodhej në arrati nga 6 maji i vitit 2010, dyshohet se është njëri prej pjesëtarëve më të dhunshëm të UÇK-së që ka rrahur e torturuar civilë shqiptarë në Shqipëri.

Veprimet e tij të sanksionuara si krime lufte kundër popullatës civile janë të përshkruara në detaje në aktakuzën kundër Sabit Gecit, Riza Alijajt, Haki Hajdarit, Sali Rexhepit dhe Shaban Hotit, të dënuar për krime lufte në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Viktimat e tyre, janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe rriheshin dhe torturoheshin prej tyre dhe nga disa individë të tjerë.

“Gjatë konfliktit në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 shumë persona u larguan nga Kosova dhe shkuan si refugjatë diku tjetër. Shumë kosovarë shqiptarë kërkuan strehim në Shqipëri. Një numër i personave që shkuan si refugjatë në Shqipëri ishin takuar dhe ishin marrë në pyetje nga agjentët dhe nga zyrtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa prej këtyre civilëve ishin marrë dhe ishin mbajtur në paraburgim për periudha të ndryshme kohore”, shkruan në aktakuzën që ishte ngritur nga prokurori amerikan i EULEX-it, Robert Dean.

Next Post

Siguria për ndeshjen, Shqipëria 'merr borxh' forcat speciale të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com