Ngrënia e makaronave në darkë shëndosh! E rremë! Ngrënia e makaronave në darkë nuk shëndosh, përkundrazi makaronat shpesh përfshihen në dietat dobësuese. Ajo që bën dallimin në peshën tonë, është sasia ditore e kalorive dhe stili i jetës.
Ngrënia e ushqimeve pa gluten është më mirë! E vërtetë dhe e rremë! Nëse jemi të prekur nga patologji specifike, më mirë të shmanget gluteni. Në rast të kundërt, nuk këshillohet eleminimi total i tij.
Frutat kanë shumë sheqer, më mirë mos i hani! E vërtetë dhe e rremë! Këshillohet që të limitohet konsumi i frutave me nivel të lartë fruktoze, nga ata persona që po ndjekin një dietë dobësuese, si rrushi dhe hurmatë dhe më mirë të përdoren frtat e pyllit.
Por përgjithësisht nuk janë aspak të dëmshme, natyrisht duke u konsumuar në sasi të moderuar.
Sheqeri i zi është më i mirë se i bardhi! E rremë! Që të dy të janë të përpunuar, ndaj nëse doni të shijoni ëmbëlsues natyral, zgjidhni mjaltin.