Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat për degët me konkurs në universitetet e vendit, pas plotësimit të formularit A2 nga maturantët. Sakaq, janë përcaktuar edhe pikët maksimale dhe minimale që i duhet një kandidati për të fituar degën e preferuar.
Në datat 26 – 29 gusht kandidatët do të rendisin 10 preferencat e tyre në Universitetin e Arteve në Tiranë. Për ata që zgjedhin Edukimin Fizik dhe Sporte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër apo Elbasan do të konkurojnë në datat 1924 gusht, ndërsa për ata që dëshirojnë një program studimi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, do të testohen nga datat 1921 gusht.
Kandidatët para se të plotësojnë preferencat për programin e studimit që ata duan, duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit.









