• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Këto janë bandat më famëkeqe shqiptare

by Java News
10/03/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi ta rëndojnë akuzat më të rënda, vrasje, grabitje, përdhunime, trafik droge, armëshe e qënie njerëzore deri dhe terrorizëm. Kanë ekzekutuar me dhjetëra njerëz, armiq dhe miq të tyre, por edhe punonjës policie.

64688

Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin nga gjykatat shqiptare. Të tjerë vuajnë dënimet në burgjet e huaja dhe disa janë ende në kërkim nga policia shqiptare. I vetmi detaj që i bashkon këta kriminelë dhe bandat që i drejtuan apo i udhëheqin ende me dorë të hekurt është se shumë prej tyre u themeluan në 1997-ën, gati 20 vite më parë kur shteti pothuajse nuk ekzistonte. “BalkanWeb” sjell sot në formë të përmbledhur historikun e bandave më famëkeqe shqiptare.

Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve.

masa-620x340Banda e “Mandelës”
Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.
Eduart-peqini-mandela

Banda e “Kakamit”
Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.

Banda e “Çobenëve”
Pjesëtarët e kësaj bande janë djem më origjinë nga Korça. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është dënuar me burgim të përjetshëm. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh.

Banda e “5 dyqaneve”
Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobaneve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës. Kjo bandë ka patur edhe konotacion fetar për shkak të besimit islam të shumë prej anëtarëve të saj.

Banda e Rrugës së Kavajës
Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

Banda e Lushnjës
Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Aldo Bare burgBanda e Dritan Dajtit
Dritan Dajti, i lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Në fakt, historia e tij u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Por tashmë ai mbahet mend për masakrën e Durrësit ku ekzekutoi katër policë në gusht të vitit 2009. Policët ishin në aksion për arrestimin e tij, por u ekzekutuan nga Dajti.
Dritan Dajti ne Gjykate“Hakmarrja për Drejtësi”
Leart Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyt, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj.
altin-arapi-dhe-orik-shyti-300x174

Banda e Kinostudios
Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë.

Banda e Lazaratit
Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 10 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje.

Banda “Kola”
Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar.

Banda “Dedja”
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para.

Banda e Gjergj Gushalit
Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

Banda e Kateshit
U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi.
kateshiBanda e Zani Caushit
Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Caushin, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.
Zani Caushi

Banda e Lul Berishës
Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishës, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.
lul-berishaGrupi “Kokaina”
Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçiun, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

Banda e Jaupëve
Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.

Banda e Otllakut
Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Nehat Kulla, bandaBanda “Maloku”
Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

Banda e Lul Cakës
Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.
111large_lulzim caka lul cakaBanda e “Loshit të Karbunarës”
Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

Banda e Haklajve
Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje, me forcë dhe dhunë, të bëheshin zotërit e të gjithë Tropojës. Në këtë “grup” bëjë pjesë gjithë anëtarët e familjes Haklaj, ku disa prej tyre janë vrarë. Ata akuzohen si ekzekutorët e Azem Hajdarit.
Fatmir Haklaj 2Banda e rrugës “Myslym Shyri”
Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla. Ky i fundit akuzohet nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në Angli.

Banda e Emiljano Shullazit
Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, akuzohen për krime të rënda, vrasje e gjobvënie deri dhe trafikim të lëndëve narkotike./BalkanWeb/
shullazi

Next Post
Plagosja në Shkodër/ Dyshimet që të çojnë te kunati, i arrestuari pranon të bashkëpunojë

Mungesa në dokumentacion, tatimorët i vënë kyçin disa bizneseve në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In