• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 50 thënie brilante të Paulo Coelhos, për t’i pasur parasysh

by Java News
24/10/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këmbë dhe duar të ftohta? Ja si ta zgjidhni këtë problem
Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.
Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.
Mos u jepni para frikërave tuaja. Nëse e bëni, ju nuk do të jeni në gjendje të bisedoni me zemrën tuaj.
Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.
Gjithmonë vëruani veshin shenjave.
Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
Jeta tërheq jetën.
Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.
Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.
Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
Dy gabimet më të rënda strategjike që mund të bëni, janë të veproni në mënyrë të parakohshme dhe të lejoni që një shans t’ju rrëshkasë. Për të shmangur këtë, çdo luftëtar e trajton çdo situatë si të ishte unike dhe nuk mbështetet tek opinionet apo recetat e të tjerëve.
Nëse ju i kushtoni vëmendje të tashmes, mund të përmirësoheni bazuar tek ajo.
Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.
Eshtë dora që ngjall dashuri dhe krijon një shpirt binjak për çdo person në botë.
Gjuha që të gjithë mbi tokë ishte në gjendje të kuptonin në zemrat e tyre, ishte dashuria.
Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.
Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i madh, sepse jeta është momenti që jemi duke jetuar në këto momente.
Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
Jemi ne që ushqejmë Shpirtin e Botës.
Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.
Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.
Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.
Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja.
Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.
Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.
Kur dikush merr një vendim, ai është po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete.
Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.
Njerëzit mësojnë, herët në jetën e tyre, se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.
Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
Realizimi i fatit të tij, është detyrimi i vërtetë i një personi.
Shpirti i Botës ushqehet nga lumturia e njerëzve. Por edhe nga pakënaqësia, zilia, xhelozia.
Të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet ta bëjnë jetën e tyre, por asnjë ide për jetën e tij apo të saj.
Në një pikë të caktuar në jetën tonë, ne e humbasim kontrollin dhe jetët tona kontrollohen nga fati.
Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.
Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj.
Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.
Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë.
Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj.
Çdo kërkimi fillon me fatin e fillestarit.
Dhe çdo kërkim përfundon me fitimtarin që testohet rëndshëm.
Çdo gjë që ju duhet të dini, e keni mësuar gjatë udhëtimit tuaj.
Gjithçka që ne shohim, është vetëm pjesa e dukshme e realitetit.
Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës. /bota.al (b.an)

Next Post
Sherr mes kunatave në Berat, 33-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë

Sherr mes kunatave në Berat, 33-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

Murrizi ironizon protestën e PD: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In