• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 5 shenjat e kancerit në stomak, që duhet t’i kemi parasysh

by Java News
22/11/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes. Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë.

Të gjithë kemi dhimbje stomaku në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi se kemi kancer në stomak. Nuk është ndër llojet e kancerit më të zakonshëm dhe në shumë raste dhimbjet e stomakut nuk vijnë si pasojë e kancerit. Sa i zakonshëm është kanceri i stomakut?

Rreth 1 në 11 të rritur zhvillojnë kancer të stomakut në një moment të jetës së tyre. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Kanceri i stomakut zakonisht nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN.

Edhe pse ka mutacione gjenetike shumë të rralla të lidhura me këtë sëmundje, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të bëhet testi, vetëm nëse shumë njerëz të afërt me ju e kanë pasur këtë sëmundje. Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet:

1. Gjak në jashtëqitje ose villni gjak: Edhe pse është shumë larg një shenje të sigurt të kancerit të stomakut – si koliti ashtu edhe sëmundje e Crohn mund të shkaktojnë jashtëqitje me gjak – gjaku si në jashtëqitje ashtu edhe vjellja gjak kërkojnë një vizitë të menjëhershme tek mjeku specialist. Nëse gjakderdhja lidhet me kancerin në stomak, gjaku në jashtëqitje mund të ketë një ngjyrë të errët duke qenë se është përpunuar nga enzimat tretëse. Nëse villni gjak, ka shumë mundësi të duket i kuq i shndritshëm dhe mund të ketë një teksturë si kokrrat e kafes duke qenë se është tretur pjesërisht.

2. Mungesë oreksi: Ishit shumë të uritur kur u ulët për të ngrënë, por vetëm pas disa kafshatave, ju iku dëshira për të ngrënë dhe duket sikur nuk ju shkon më ushqimi poshtë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë që mund të paralajmërojë për kancer të stomakut, sidomos nëse edhe ngopeni shumë më shpejt se më parë.

3. Rënie e pashpjegueshme në peshë: Shumë gjendje shëndetësore, si diabeti tip 1, sëmundja e Adisonit dhe sëmundja Crohn mund të shkaktojnë rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme. Në këtë listë shtoni edhe kancerin e stomakut. Nëse po humbisni peshë në mënyrë drastike, pa mbajtur asnjë lloj diete, duhet mos ta injoroni këtë fakt. Flisni me mjekun nëse rënia në peshë është shumë e dukshme dhe pa asnjë arsye, të dukshme.

4. Fryrje barku, diarre dhe kapsllëk: Ka shumë kuptim që zhvillimi i një mase tumorale në stomak t’ju shkaktojë ndjesinë e fryrjes së barkut ose të ndërhyjë tek lëvizja e zorrëve.

5.Urth: Urthi mund të jetë gjithashtu një paralajmëruese e kancerit në stomak. Predispozitat janë më të larta që simptomat t’i përkasin një problemi tjetër dhe jo kancerit, megjithatë është mirë të bëni një vizitë tek mjeku për të zbuluar çfarë nuk shkon, përgatiti “Gazeta Shëndeti”. (b.an)

Next Post
Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur! 1 javë më parë i kisha dhënë garanci se..

Meta letër Kuvendit: Zgjidhni boshllëkun ligjor për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In