• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 5 mënyrat e përsosura natyrore, për të zbutur ankthin

by Java News
21/07/2017 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonjëherë është puna. Herë të tjera është një mik, ose familja. Ndoshta paratë ose shëndeti po ju shkaktojnë ankth. Çfarëdo qoftë arsyeja, stresi ju shteron energjinë, dhe është koha që të bëni diçka për këtë!

Ndërsa medikamentet mund të jenë të dobishme për shumë njerëz, kjo nuk është rruga e duhur për të gjithë. Nëse vëreni që ndjeheni të tensionuar në të gjithë trupin tuaj, keni vështirësi për të fjetur, ose mendja juaj është gjithnjë në lëvizje të shpejtë, këto mjete të natyrshme do t’ju lehtsojnë.

  1. PINI ÇAJ KAMOMILI

Kamomili përmban apigenin dhe luteolin, dy kimikate që ju ndihmojnë të relaksoheni. Një studim i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se marrja e suplementeve të kamomilit për tetë javë mund të ulë ankthin. Natyrisht, nëse ndjeheni të stresuar, mund të përfitoni nga dobia e kamomilit edhe duke pirë një gotë çaj.

  1. BENI DISA USHTRIME FRYMEMARRJEJE TE THELLE

Nganjëherë, ankthi mund të bëhet paralizues. Disa frymëmarrje të thella, deri sa mushkëritë dhe stomaku të mbushen me ajër janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar tensionin. Kur ndieni sikur stresi po ju grumbullohet, dhe po djersisni, dridheni apo madje jeni në prag të një ataku paniku, këto ushtrime të frymëmarrjes së thellë mund t’ju qetësojnë dhe t’ju ndihmojnë të gjeni qendrën tuaj.

  1. USHTROHUNI

Qoftë nëse preferoni ecje të shpejtë, vrapim, joga, apo të shkoni në palestër për një seancë boksi, stërvitja është një mënyrë e vërtetuar që redukton ankthin. Ushtrimet fizike pompojnë trupin me endorfine dhe ju shpërqëndrojnë (madje ju japin edhe kthjelltësi) nga gjendja juaj. Thjesht filloni me një pikënisje të rehatshme dhe konsultohuni me një mjek, nëse e rrisni shumë aktivitetin tuaj.

  1. BENI NJE BANJE TE GJATE (OSE ME MIRE NJE BANJE TE NXEHTE)

Një grup studimesh zbuluan se ekspozimi i trupit tuaj ndaj nxehtësisë, mund të ndikojë pozitivisht në qarqet nervore që ndikojnë në humorin tuaj. “Ndjesia e ‘ngrohtësisë’ mund të ndryshojë qarqet nervore që kontrollojnë funksionin dhe gjendjen konjitive, duke përfshirë qarqet serotonergjike, përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt në ftohjen termoregullatore”. Bëni banjë në fund të një dite veçanërisht të gjatë – do të ndjeheni më të qetë dhe më të relaksuar.

  1. PROVONI AROMATERAPINE

Aromaterapia përdor vajra esenciale si mjet për rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Ju mund të shtoni vajra në vaskë ose mund t’i merrni përmes frymëmarrjes. Në varësi të aromave që ju zgjidhni, aromaterapia mund të ndihmojë me relaksimin, gjumin dhe të shërbejë si një mekanizëm për përballimin e stresit. Provoni të përdorni lavender kur keni nevojë për një nxitje, përgatiti Zëri. (b.an).

Next Post
(FOTO) TIRANE/ Plagosje me armë zjarri përballë gjimnazit ‘Partizani’, policia rrethon vendngjarjen 

Atentati në Tiranë, 26-vjecari Edison Delia shpëton për mrekulli, por gënjeu policinë për emrin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

December 29, 2025
FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com