• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Këto do të jenë tarifat e reja të zhdëmtimit të bagazheve apo vonesave në Rinas

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Transportit ka bërë gati draftin e Kodit të Ri Ajror, i cili shumë shpejt do të kalojë për miratim në qeveri dhe Kuvend.

rinas

Sipas përcaktimeve të reja transportuesi (linja ajrore) është përgjegjëse për dëmtimet e shkaktuara nga vonesat në transportimin ajror të pasagjerëve.

Në rast dëmi, të shkaktuar nga vonesa në transportimin e një personi, përgjegjësia e transportuesit për çdo pasagjer kufizohet deri në 4,150,SDR (valutë e FMN-së) ose 4,648 euro.

Transportuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në rast vonese të bagazhit të dorëzuar, përveçse kur vërteton se ai, punonjësit dhe agjentët e tij morën të gjitha masat e mundshme, për të shmangur dëmtimin, ose kur marrja e masave të tilla ishte e pamundur. Në rast humbjeje, shkatërrimi ose dëmtimi të bagazhit të dorës (hand baggage), përfshirë edhe sendet vetjake, transportuesi është përgjegjës, nëse vërtetohet që ai, punonjësit dhe agjentët janë fajtorë për veprimet e kryera.

Përgjegjësia e transportuesit për shkatërrimin, humbjen, dëmtimin ose vonesën kufizohet në 1 000 SDR (1120 euro) për çdo pasagjer.

Kodi i ri thotë se, ky kufizim nuk respektohet nëse, në kohën kur bagazhi i dorëzuar është marrë nga transportuesi, pasagjeri bën një deklaratë të veçantë interesi për dorëzimin në destinacion dhe, sipas rastit, paguan një shumë shtesë. Në këtë rast, transportuesi paguan shumën e deklaruar, përveç rastit kur ai provon se shuma e deklaruar është më e madhe se interesi aktual i pasagjerit në dorëzimin në destinacion.

Në rast dëmtimi, pritësi i bagazheve ankohet tek transportuesi në çastin e zbulimit të dëmtimit, por jo më vonë se shtatë ditë nga data e marrjes, në rastin e bagazhit të dorëzuar. Në rast dëmtimi, për arsye vonese, ankimi bëhet jo më vonë se 21 ditë nga data kur ai ka marrë bagazhin në dorëzim. Ankesa bëhet me shkrim. Nëse ankesa nuk bëhet brenda afateve, transportuesi nuk mban përgjegjësi. Nëse pasagjeri e pranon bagazhin e dorëzuar pa ndonjë rezervë, prezumohet se bagazhi është marrë pa dëmtime.

Në rast se bagazhi i dorëzuar ka humbur, kërkesa bëhet vetëm nëse transportuesi pranon humbjen ose me kalimin e periudhës 21-ditore nga data kur bagazhi duhej të kishte arritur.

Gjithashtu sipas Kodit të Ri Ajror, transportuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në rast vdekjeje ose dëmtimi trupor të një pasagjeri, vetëm në rast se aksidenti, me pasojë vdekjen ose dëmtimin, ndodh në bordin e avionit apo gjatë procesit të ngjitjes ose zbritjes nga bordi i avionit zhdëmtimi është jo mbi 100 000 SDR (112,000 euro), për çdo pasagjer.

Monitor/a.k

Next Post
Pse nuk duhet të hani më Nutella

Pse nuk duhet të hani më Nutella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In