• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Këtë vit s’ka mesatare, ka kuota”, ç’ndodh me pagesat e degëve prioritare?

by A M
17/11/2023 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, për shkak të mosregjistrimit të studentëve. Kriter i vetëm ishte mesatarja, që të përfitoje dhe pagesën shtesë prej 400 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë në Korrik të këtij viti situata ndryshon, pasi tani do të veprohet në bazë të kuotave dhe numri i tyre do të jetë në varësi të buxhetit, që do t’i shkojë institucionit të arsimit të lartë. Me kamerën e fshehtë ne shkuam në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor, ku na u tha se mesatarja nuk do të ketë më rëndësi, por kuotat do të jenë në varësi të buxhetit.

Universiteti i Shkencave të Natyrës

Qytetari: Kam motrën në gjimnaz, e kam ekselente.

Kryesekretarja: Po!

Qytetari: Dhe…

Kryesekretarja: Bravo!

Qytetari: Dua ta fus tek këto lëndët me…

Kryesekretarja: Prioritet!

Qytetari: Me prioritet kombëtar!

Kryesekretarja: Po!

Qytetari: A paguhet ajo?

Kryesekretarja: Për mot?

Qytetari: Po!

Kryesekretarja: Hajde, pagesën e merr edhe po s’është me dhjeta. E merr mbi 8.5, po dega e financës është ajo, që merret me anën financiare dhe me zbatimet.

Qytetari: Ajo më tha, që merr atë pagën minimale çdo muaj.

Kryesekretarja: Atë 400 mijë lekëshin?

Qytetari: Po!

Financa : Sepse gjithçka do ketë lidhje me Agjensinë Kombëtare të Financimit të…

Qytetari: E kam fjalën, në qoftë se ajo mbaron edhe këtë vit me dhjeta, aplikon, ku di gjë unë, për Matematikë-Fizikë për shembull, edhe del edhe këtu me dhjeta. A e merr atë 400 mijë lekëshin muaj për muaj?

Financa: Po! Themi, se do ta marri. Për çdo gjë duhet të shkoni tek kjo Agjensia Kombtare e Financimit.

Qytetari: Ku është kjo?

Financa: Ngjitur me Ministrinë e Arsimit dhe aty ke të drejtat dhe detyrimet, që ka vajza.

Universiteti Bujqësor i Kamzës, Inxhinieri Pyjesh

Qytetari: Unë interesohem për lëndët me prioritet kombtar, për Inxhinieri Pyjesh.

Financa: Këto degët prioritare janë degë që përkrahen nga shteti, nuk janë degë që përkrahen nga universiteti. Domethënë, shteti jep fondet për të studiuar nxënësit në degët prioritare.

Qytetari: Marrin pagesë mujore?

Financa: Po marrin një pagesë mujore prej 400 mijë lekësh, saç është paga minimale, por atë sivjet për shembull, ja aktualisht sivjet, që jemi, që u tha, që do merren kjo, tani presim, sa do jenë fondet realisht. Se për shembull u tha, që do merret për çdo student, që është në degë prioritare. Neve jemi universitet dhe presim, jemi në pritje të fondeve dhe fondet lëshohen nga Ministria. Ministria thotë, në bazë të të ardhurave, që kemi aty, do lëshohet fondi, tani…

Qytetari: Jo për të gjithë studentët, domethënë i bie për gjysmën.

Financa: Tani, deri në momentin që ai e shpreh këtë dhe thotë në bazë të limitit do të thotë se diçka ka, se meqënë….

Financa: Viti i parë ka qenë vjet, që iu ofroi shteti për degë prioritare, që është Inxhinieri Pyjesh edhe…

Qytetari: Kishit ekselenta vjet ju?

Financa: Ishin me 8 pikë ca me 8.5, ata mbi 8.5, që kishin ardhur.

Qytetari: Morën lekë?

Financa: I morën një vit rresht dhe sivjet nuk e përfitojnë, nuk arritën, s’e mbajtën dot mesataren dhe ne donim që ata ta mbanin mesataren.

Në fund, u drejtuam në Agjensinë e Finacimit të Arsimit të Lartë, ku gjithashtu na shpjeguan se në varësi të fondit, do të jenë kuotat që do të hapen, por të gjithë mund të regjistrohen.

Agjensia Kombëtare e Financimit: Të bjeri kartën dhe të vijë të aplikojë!

Qytetari: Të aplikojë?

Agjensia Kombtare e Financimit: Një fotokopje të kartës dhe të vijë këtu!

Qytetari: Po doja të pyesja për këto kriteret! Ça kriteresh?

Agjensia Kombëtare e Financimit: Asnjë kriter s’ka. Aplikon këtu, pastaj përzgjedhja bëhet në universitet në bazë të kuotave, që cakton ministria.

Qytetari: Po si funksionon tani?

Agjensia Kombtare e Financimit: Po pra, studentët e vitit të parë vijnë e aplikojnë këtu për mbështetje financiare. Vjet ka qenë me mesatare, sivjet është pa mesatare, por është me kuota.

Agjensia Kombtare e Financimit: Këtë vit, në qoftë se aplikon, nuk ka mesatare, nuk detyrohet të mbajë mesataren, por që të fitojë normalisht, në qoftë se ka më shumë kërkesa sesa kuota, do shifet mesatarja.

Agjensia Kombtare e Financimit: Gjithmonë në vit të parë.

Agjensia Kombtare e Financimit: Ai që merr këtë vit, e mban pastaj. Vetëm po la shkollën.

/a.d

Next Post
‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In