• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete”, Basha nuk ka nga të shkojë! Do më fusë në listë sepse kam vota

by A R
23/09/2020 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet e propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla.

Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar, edhe pse ka bërë me dije se nuk e ka vendosur ende nëse do të futet në listën e PD-së ose jo në zgjedhjet e 25 prillit.

“Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete. Le ta provojë Basha të mos më fus, nëse unë do vendos të shkoj me Bashën. Po pres Kodin Zgjedhor për të vendosur nëse do futem me listën e PD ose jo. Basha do më fus në listë se s’ka nga të shkojë se kam vota. 

Me na pa nga jashtë që na thonë ‘ca partie kanë këta’. Unë kam një tufë njerëzish me background politik me njerëz që i kam lëvizë në të gjithë Shqipërinë. Ka një rendje për të pushkatuar partitë e vogla, ne as një kokërr leku nuk marrim si parti të vogla, as një kafe. Me lekët e xhepit i mbajmë ato parti. Dakord që të ketë 140 parti është konkurrenca që i skarcon. 

Janë selektuar me kohën, ju doni s’e s’bën me lënë vetëm PS-PD-LSI. Këtë po e bën edhe Edi Rama”, tha Duka, i cili theksoi se është dakord që për kualicionet të ruhet forma klasike. “Si partitë të vogla do ishte më mirë me koalicionet klasike, në fund të fundit kanë mundësi të garojnë se në këtë mënyrë na është hequr mundësia e garimit se 140 vetë ka. Kukësi ka 3 mandate, ne jemi 10, ku do i gjejmë njerëzit t’i fusim. 

Problem është që ky e ka bërë këtë punë për interes të vet. Kodi Zgjedhor duhet bërë për votuesit jo për forcat politike siç tha dje Gjiknuri. Këtë do të thoja edhe nëse PD do e bënte këtë punë, do e thoja të njëjtën gjë. Fakti që ai ka votat në parlament, janë “ne bëjmë ca të duam”, tha ai për Report TV.

Duka e ka cilësuar këshillin politik si një komedi, pasi sipas tij, do përfundohet në polarizim të pushtetit. Duka shprehet skeptik sa i përket qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme për shkak të ndryshimeve që paralajmërohen.

“Këshilli Politik një komedi më vete se ky burri i gjatë fare (i referohet kryeministrit Edi Rama), me koshiencë, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare nuk gëzon asnjë të drejtë për faj të saj, ne po e diskutojmë dhe po ulemi në tryezë nën presion pozitiv të ndërkombëtarëve për të bërë atë marrëveshje në interes të shqiptarëve. Rama ia futi shkelim asaj marrëveshjeje, nuk duan të dinë asnjëri.  

Nuk do i shohim hajrin këtyre zgjedhjeve se do pjellim qeveri të shtrëmbuara. 

Te “Rilindja” nuk besoj, por jam i majtë. Do ishte mirë të ishim dhe ne në Këshillin Politik, të gjithë këto vendime që po merren po shkojnë në dëm të partive të vogla. Në fund të fundit po shkojnë drejt polarizimit të pushtetit. Djegia e mandateve na la në dorë të Ramës”, tha Duka.

Ai e ka quajtur propozimin e PS për hapjen e listave si një budallik dhe për këtë ka dhënë edhe një parashikim aspak optimist.

“Budallik, nuk ka për të ndodhur asnjë rast që deputetët që janë jashtë liste, të bëhet deputet, madje ishte më e mirë me lista të mbyllura, se të paktën ishin të mbyllura e dinim jo kështu”, tha Duka.

Next Post
Këshilli Politik, si krijesë e Frankenshtajnit

Këshilli Politik, si krijesë e Frankenshtajnit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

July 23, 2026
KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

July 23, 2026
“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In