• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këtë opozitë e ndihmon vetëm Andrologu

by Mero Baze
26/02/2019 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Jeta e re jashtëparlamentare e opozitës, më shumë se sa nga dhuna, u dominua sot nga një fjalor agresiv seksual ndja policëve dhe shumicës në Kuvend. Ndërsa brenda parlamentit, miratoheshin stukturat e Këshillit të Lart të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që I hapin rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme të reformës në drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, jashtë një turmë e improvuzar me punonjës të Bashkisë së Kamzës dhe Shkodrës, dukej sikur rrezatonin më shumë uri seksuale se sa uri për bukë apo punë sic pretendon opozita.

Nuk është se ka ndonjë problem me fjalët e pista në mitingje se ato përdoren ngado. Nuk është as ndonjë shkelje ligji të shash nga nëna dhe motrat policët dhe deputetët kur je në protestë.

Por ajo që binte në sy ishte se opozita qënkësh kompleksuar nga një batutë e Edi Ramës që paska thënë dikur në Kuvend për Berishën lidhur me problemet andrologjike të opozitarizmit.

Duket  se çlirimi më I madh që ndjente opozita pas kësaj, ishte fjalori seksual agresiv.

Kjo nuk tregonnë të vërtet potencën e opozitës, por pafuqinë për të artikuluar axhendën e re joparlamentare të saj.

Kjo betejë që ka nisur opozita, do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Do ti duhet të bëj jetë parlamentare para Kuvendit sa herë ka dhe seancë brenda tij. Do ti duhet të tentoj të përdor dhunë propocionale, aq sa të mos tremb as të vetët të vijnë më në protestë, përveç punonjësve të Bashkisë së Kamzës dhe çetës së Astirit. Do ti duhet të kthej sheshin para parlamentit në parlament të opozitës ku të artikuloj idetë e veta.

Nuk është e lehtë ta mbash gjatë këtë axhendë opozitare. Nuk ëhsët e lehtë  të bësh figurantin agresiv, duke sharë nga nëna dhe motrat policët, se nuk është se të merr njeri seriozisht.

Rruga që ka nisur opozita, është ekstremisht e rrezikshme, mbi të gjitha për opozitën, pasi rrezikon të dal nga sistemi dhe të mos rikthehet më në orbitën e pluralizmit në Shqipëri. Ndaj ajo ka nevojë për ide që ta mbajnë atë në lojë, ta bëjnë një zëdhënëse të interesave opozitare, dhe të tërheqin vemendjen në sheshin para parlamentit jo si cuba k…derra, por si qytetarë të revoltuar.

Dalja nga parlamenti dhe djegia e mandateve, është një vendim I marrë nën presionin e Sali Berishës që ka frikë pikërisht atë që u miratua sot në parlament, dhe këtë Basha e ka pranuar dhe në biseda telefonike me zyrtarë të Uashingtonit. Nga ana tjetër është marrë dhe nën presionin e atyre që duan të ndryshoj kalasa politike në Shqipëri, duke nxjerr jashtë loje Partinë Demokratike në fillim, e më pas të majtën, për tu zëvendësuar me populistë të rinj.

Por tani që u bë, ajo do këllqe që të menaxhohet si projekt që mund të rimbaj në lojë Partinë Demokratike. Ajo parti duhet të sillet si parti që kërkon mbështetje qytetare, dhe që ti bind njerëzit për këtë me atë që do të bëj. Kolegu ynë Andi Bushati vlente për tu mbushur mendjen për të dal nga parlamenti për të mbështetur idetë e tij të majta radikale, dhe ja ka arrit kësaj dite. Tani vlerësojeni si Andi, jo si Androlog. Se nuk është çështje fuqisë seksuale marrja e pushtetit, pamvarësisht se thuhet që “pushteti do b…”. (Tema)

Next Post
Video/“Tavolina e mërzisë”, shfaqet Elvana Gjata me një këngë

Video/“Tavolina e mërzisë”, shfaqet Elvana Gjata me një këngë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com