• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këtë mandat do punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme”, Bashkia e Tiranës dëgjesë me Njësitë 7 dhe 11 për buxhetin 2020

by Java News
06/11/2019 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këtë mandat do të punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme”. Kështu u shpreh Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti gjatë dëgjesës me banorë të njësive 7 dhe 11 në kryeqytet ku prezantoi investimet që janë parashikuar për t’u realizuar gjatë 2020-s. Nënkryetarja Ruseti theksoi se Tirana tregoi në katër vitet e ardhshme jo vetëm që di të bërë realitet premtimet, por edhe të jetë një qytet solidar sikurse u tregua edhe me rastin e tërmetit pak javë më parë.

“Në mandatin e parë e kishim fokusin që të tregonim që çdo ditë në Tiranë bëhet një punë konkrete. Ndërsa në 4-vjeçarin e dytë duam të punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme, që koinçidon edhe me 100 – vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Në mandatin që kaloi si qytet treguam që jemi solidarë dhe kjo u vu re kryesisht në përballimin e fatkeqësive, siç ishte së fundmi edhe tërmeti, ku 35 shtëpi të dëmtuara prej tij po rindërtohen dhe do të jenë gati për festat e dhjetorit”, theksoi Ruseti.

Duke u ndalur tek investimet, Ruseti prezantoi projektet për çerdhe, shkolla dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit ku rreth 5 mijë fëmijë do të mund të trajnohen dhe të marrin edhe një profesion të së ardhmes.

“Do të nisim projektin e çerdheve pranë vendeve të punës së prindërve, që të kemi mundësi të një shërbimi më të mirë dhe të shtimit të kapaciteteve. Do të punojmë për ndërtimin e 17 shkollave të reja që të eliminojmë fenomenin e mësimit me 2 turne”, tha Ruseti.

Ekonomia dhe punësimi janë një tjetër shtyllë e rëndësishme. Nënkryetarja Ruseti theksoi se Zona Ekonomike e Kasharit, Tregu Agro-ushqimor, si edhe Bulevardi i Ri me një fokus në financë dhe teknologji janë një tjetër objektiv.

Ndërkaq, projekti i “100 Lagjeve” do t’i japë qytetit më shumë hapësira komunitare, kënde lojërash e terrene sportive. Nënkryetarja Anisa Ruseti deklaroi se Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në 25 lagje çdo vit dhe në fund të mandatit ky numër do të shkojë në 100.

Krahas investimeve në infrastrukturë, Bashkia ka parashikuar një sërë projektesh edhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në mënyrë që shumë prej shërbimeve të merren në mënyrë elektronike si dhe për shtimin e hapësirave të gjelbra.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e Bashkisë së Tiranës duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.

Next Post
Ambasada e SHBA në Tiranë, jep njoftimin e rëndësishëm për programin e vizave

"Gazetari shkel e shko dhe çorientuese"/ Reagimi i ambasadës së SHBA: Mbështesim qasjen e matur të Shqipërisë për rrjetin 5G

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com