• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këtë javë do të vijojmë me ofensivën”, Basha paralajmëron kallëzime në SPAK

by A R
11/10/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për mediat pas mbledhje së grupit parlamentar. Kryedemokrati tha se në Shqipëri ka krizë korrupsioni dhe jo krizë energjetike.

“Kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni që ka nisur me vendimin që të zbrazur në verë kaskadën e Drinit dhe të shitej me 1 të 3 e çmimit që do blihej tani energjia, pasuria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse nuk është krizë energjetike, por korrupsioni. Në një vend normal, sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur.

Për ne këtë javë do të vazhdojë siç ka nisur me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të qytetarëve shqiptarë. Kjo që po maskohet si krizë po përkthehet në rritje çmimesh të gjithanshme”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se situata nuk zgjidhet me fjalime dhe pseudopaketa. “E kanë shitur për 60-70 milionë Euro pasurinë e shqiptarëve dhe duan ta blejnë me trefish të çmimit”.

Basha i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë këtë rast. Kryedemokrati paralajmëroi një kallëzim në SPAK.

“Thirrje për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore. E shkruar e zeza në të bardhë që kjo është krizë korrupsioni dhe jo energjie. Faktet janë publike. Do të sjellim kallëzimin në SPAK, thjesht për t’u hequr alibi atyre që kërkojnë alibi. Ata nuk janë aty veçse për të bërë detyrën. Ta kuptojnë që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës dhe i favoreve të zyrës, se ajo zyrë është krijuar për një funksion, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, tha Basha.

Kryetari i PD-së komentoi edhe vendimin e mazhorancës për të mos miratuar një komision hetimor për çështjen Becchetti. Basha thotë se ky vendim është në shkelje të Kushtetutës dhe nuk do të kalojë në heshtje nga opozita.

“Kushtetuta është e qartë sa i përket komisioneve hetimore. Të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive nuk është në interes të Shqipërisë, por Edi Ramës. Shqiptarëve po ju merren 120 mln Euro për të shpërblyer Becchettin. Ta harrojnë se do të pranojmë në heshtje shkeljen e Kushtetutës dhe mosaprovimin e një komisioni hetimor që vetëm dëmton Shqipërinë”, tha Basha.

/a.r

Next Post

Publikohen masat për ndeshjen me Poloninë, nga hyrja në stadium te rrugët që do bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In