• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këtë fundjavë nis vaksinimi për sektorin e turizmit”/ Ministrja e Shëndetësisë: S’po përdoret për fushatë elektorale programi i…

by Java News
15/04/2021 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin se  këtë fundjavë do të nisë vaksinimi i punonjësve në sektorin e turizmit. E ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar” në News24, ajo u shpreh se programi i vaksinimit masiv të popullatës do të vazhdojë.

Me vaksinimi e punonjësve të hoteleri turizmit, ministrja u shpreh se sezoni turisitik do të jetë më i lehtësuar nga pandemia.

“Ne do të vijojmë programin e vaksinimit masiv të popullatës. Ashtu sic e kemi thënë ne duam që sezoni turistik të jetë i lehtësuar nga masat. Por para se të shkojmë tek sezoni turistik ne do të krijojmë bazat për të vaksinuar punonjësit në sistemin e hoteleri turizmit. Ka një plan konkret dhe ne duam ta fillojmë këtë fundjave vaksinimin e atyre që shërbejnë në rrjetin hotelier dhe për të krijuar lehtësim për turizmin në këtë sezon”, u shpreh ajo.

E pyetur për pezullimin e disa vaksinave në disa  vende të botës, Manastirliu u përgjigj: “Ne bazohemi në atë çfarë thotë evidenca shkencore dhe ekspertët tanë. Ne kemi një komitet kombëtar të imunizimit, që merr vendime dhe rekomandon hapat që duhet të ndjekë qeveria. Ne orientohemi në institucionet kombëtare dhe duke u referuar këtyre institucioneve marrin edhe vendimeve tona. Deri tani nuk janë të verifikuara asnjë  lidhje shkak pasojë për të bërë ndonjë ndalim të vaksinave. Çdo vendim merret i orientuar në bazë të shkencës dhe jo në bazë të gjithollogëve”.

Sipas ministres, fushata e vaksinimit nuk po përdoret për fushatë elektorale. Programi i vaksinimit tha Manastirliu po menaxhohet nga mjeku i familjes, ndërsa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sipas kategorive, ku prioritare jane ata me semundje kronike.

“Kemi vijuar më një plan të kombinuar të vaksinimit. Aktualisht jemi në fashën +60 vjec, ku me prioritet janë ata me sëmundje kronike. Pikat e vaksinimit janë ngritur në të gjithë Shqipërinë dhe mjeku i familjes ka një rol kyç. Ka mbajtur dhe monitoruar shëndetin e popullatës, por edhe ka lajmëruar qytetarët për vaksinimin. Ne do të vijojmë me vaksinimin e kësaj grupmoshë, por edhe me grupet e rriskuara. Këto ditë e përmbyllim edhe vaksinimin e efektivëve dhe të mësuesve.”

g.kosovari

Next Post
“Sinovac mbron nga rastet e rënda”/ Mjeku shqiptar në Turqi: Ka ulur numrin e të hospitalizuarve

"Sinovac mbron nga rastet e rënda"/ Mjeku shqiptar në Turqi: Ka ulur numrin e të hospitalizuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com