• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta sot e “dhj*në” PD-në

by Java News
23/07/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Reldar Dedaj

Ka shumë njerëz që s’e duan këtë lloj partie, njerëz që thonë: Partia Demokratike, mos qoftë! Nuk e duan për disa arsye, se kanë humbur privilegjet e tyre, kanë humbur atë pak pushtet që kishin, kanë humbur arrogancën e tyre, kanë humbur gjithçka, madje edhe dinjitetin, gëzohen kur punët i shkojnë keq, shpirti ua do, që meqë nuk po gëzohen ata, PD-në, mos ta gëzojë askush. Dhe kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur; një frymë e theksuar e kultivimit të dëshpërimit, e mungesë dhe shpresës.

T’i thuash hapur të vërtetat e hidhura të kësaj periudhe nuk do të thotë të mohosh vëllanë apo shokun demokrat, por t’i ftosh të gjithë që të çlirohen nga shkretëtira shpirtërore mbi të cilën u ngrit piramida e frikshme e drejtimit të kësaj partije.

Lideri ynë, në vend që të sillte një qasje krejt ndryshe, krijoi një burokraci të paaftë prej vitesh, e cila nga ana e saj po ushtron presionin e “luftës së klasave” në forma dhe mënyra që rrënjosen edhe më thellë në mentalitetin e militantëve; hakmarrjen. Hakmarrja e kanunit të Lek Dukagjinit u plotësua me hakmarrjen e kanunit të Saliut. Hakmarrja nuk shmanget duke i shkuar anash thelbit të së vërtetës, si pretendojnë politikanët e vjetër të rrahur me vaj e me uthull, apo edhe ndonjë i ri i porsadalë nga veza e kuqe e politikës.

Përkundrazi, sa më lakuriq të zhvishet e vërteta mbi këtë sistem, aq më pakuptim bëhet hakmarrja ndaj njeri-tjetrit. Dhe kur mbreti të dalë lakuriq, si në përrallën e Andersenit, të gjithë do ta shohin qartë se piramida e pushtetit shembet pa qenë nevoja me u larguar njerëzit. Të gjithë ata që ushtruan me devotshmëri urdhrin për të larguar kontributorët nga partia, janë viktima të frikës dhe të karakterit të tyre të dobët. Për ata vlen më shumë se për këdo fjala e Krishtit: Fali Zot, se s’dinë se çfarë bëjnë.

Kemi mbetur tek gryka e pusit dhe po ta shohësh nga dita në ditë kutërbimi vazhdon të bëhet edhe më i fortë, sepse çdo ditë e më tepër avujt mbytës veçse shpërthejnë, e shpërthejnë, dalin në sipërfaqe, për t’u futur përsëri nga erdhën dhe për të shpërthyer përsëri të nesërmen. Megjithatë, aty poshtë, vazhdon e nxin. Kemi dëshirë t’i kërkojmë më tej të vërtetat, duam t’u kthehemi nga e para edhe atyre që kujtuam se i kishim gjetur. Dhe për të reflektuar ka plot. Edhe pse është futur në syrin e ciklonit politika zyrtare në Partinë Demokratike nuk ka gjasa të bëhet më e bukur se ka qenë dhe demagogët e servilët punojnë si gjithmonë me orar të plotë. Edhe shpirti ka nevojë të pastrohet. Veçse këta jo.

Të bunkerizosh partinë do të thotë të prodhosh absurdin. Që e gjithë PD-ja të punojë për të nxjerrë në pension me rrogë deputeti Tritan Shehun, Edmond Spahon dhe Edi Palokën do të thotë ta dehumanizosh atë. Në vend që ta hapësh, e mbyll, është ta delegjitimosh para syve tanë atë. Ta kthesh në biznes do të thotë ta shkatërrosh atë.
Të njëjtin Lulzim Bashë që “e përdhunoi” në sy të gjithë Shqipërisë, duke e lënë pa përfaqësim në parlament, pa përfaqësim në pushtet lokal dhe dymbëdhjet vjet në opozitë, e votuan përsëri. Por sot të gjithë pyesin ku është PD? Në fakt ajo nuk është më… ka humbur. Askush nuk e do më PD-në, të gjithë janë vërsulur mbi të, si ai zogu-përbindësh, që ia hante shpretkën Prometheut të lidhur.

E përdhunuar, e poshtëruar, e dhunuar, tashmë dhe e përbuzur, shndërruar në një provincë të denjë për personazhe çehovian dhe gogolian, zyrtarë dhe pushtetarë sa të mjerë aq dhe të pamëshirshëm në egërsinë e tyre primitive, prodhon gjithmonë institucione të brishta morale, gjeneron llum, riciklon korrupsion dhe mbi të gjitha humb.

Askush nuk ndjen përgjegjësi për asgjë. Gënjen dhe mashtron demokrati i shkretë. Të të shohësh Bashën, Palokën dhe Bardhin të mavijosen si socialist, vetëm e vetëm, për të futur njerëzit e tyre si drejtues institucionesh, anëtar komisionesh, bordesh, pjesëmarrës të drejtpërdrejt të shkatërrimit të vlerave do të jetë trgjike. Të ëndërrosh që nesër një bandë partiake të zëvendësojë tjetrën; një klan interesash të zëvëndësojë tjetrin, një tendër i nisur për socilistët t’i kalojë ndonjë demokrati. Dhe në fund, në fundin e piramidës blu, diku do zë vend edhe një arrivist, që e mendon veten si shpëtimtar të botës, por nuk do jetë më shumë se një zjarrvënës.

Gjendja e krijuar është azil i jashtëzakonshëm i vagabondëve nga partia, injorantëve, matrapazëve, derdimenëve, pushtave dhe kurvave. Disa të tillë të identifikuar si gënjeshtarë dhe mashtrues, janë futur në fyt dhe po i marrin frymën PD-së. Megjithatë askush nuk flet. Sepse të gjithë përfunduan në lakej të zgjebosur, që u vardisen bizneseve, partisë, halabakëve të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Gaz Bardhit dhe përpiqen të promovojnë ditë e natë pronarët e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike, edhe pse PD përpëlitet në kufijtë e mbijetesës.
Janë të përshtatshëm për karrierë, sepse, duke qenë pa vlera, bëhen poltronë, militant partiakë, shërbëtorë pa dinjitet. Zënë pozita vendimmarrëse dhe marrin pushtet. Të dhunuar, të gatshëm të dhunojnë. PD, ka dukshëm një keqqeverisje, mungesë frymëzimi, kapje dhe përdorim të organeve, votë të manipuluar, njerëz të shitur, matrapaz klasi dhe prapseprap nuk ankohen.

Dhe, fare në fund, po ta pyesësh demokratin pse PD-ja përfundoi kështu, do marrësh përgjigje nga më të ndryshmet: dikush ia le përgjegjësinë masakrës zgjedhore, frikës, militantizmit, injorancës, të kaluarës së drejtuar nga Berisha, Bashës, dikush bën eskursione meditative, dikush arsyeton, dikush gënjen qëllimshëm, por të gjithë, papërjashtim të gjithë përpiqen të minimizojnë përgjegjësinë e vet në këtë dështim.

Next Post
Besimtarit mysliman i bëjnë kryqin në derë ditën e Bajramit: Jam i indinjuar, veprime përçarëse

Besimtarit mysliman i bëjnë kryqin në derë ditën e Bajramit: Jam i indinjuar, veprime përçarëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In