• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta nuk duan të mësojnë asgjë!

by
28/04/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha nuk ka thënë se as do t’i njohë dhe as se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Deklarata e tij, ndonëse fliste për muzg, errësirë, diell, dritë, beteja e të tjera nuk ishte për zgjedhjet.

Kishte si objekt formal zgjedhjet, por ishte në funksion të karriges së tij në parti. Lulzim Basha kërkon të marrë kohë brenda partisë për të kuptuar se nga po i vjen e keqja, duke përdorur refrenin dhe retorikën që e çoi në këtë gjendje atë dhe opozitën në Shqipëri, kur të dielën fliste për përmbysje dhe ndryshim, të hënën për rezultat në kuti dhe të martën për zgjedhje të manipuluara, blerje, shitje, etj.

Në fakt, retë e zeza po grumbullohen mbi godinën e PD dhe ato nuk i vijnë nga Edi Rama, por nga skifterët brenda partisë që kanë nisur të fluturojnë rrezikshëm mbi zyrën e tij. I pari sinjal ishte nga Bujar Nishani, që për të tilla raste, për këdo që e njeh sadopak PD-në dyshon se flet nga mendja e tij. Në të gjithë historinë e debateve politike, Nishani nuk investohet në beteja të mëdha thjesht se ashtu e mendon në atë moment, nuk ka dalë ndonjëherë nga rreshti, por gjithmonë ka përqafuar linjën zyrtare të partisë. Dhe linja zyrtare me sa duket vjen nga zyrat e ABA Center, nga “kryetari digjital”.

Po ndërsa në selinë e PD-së ka nisur të konsumohet tragjedia, në selinë e LSI-së po konsumohet tragjikomedi. Partia që ka perceptimin më negativ publik sa i përket tjetërsimit të votës, ajo mbi të cilën janë ndërtuar edhe barsoleta lidhur me përdorimin e pushtetit në administratë dhe parave publike e private në zgjedhje, ajo që këto zgjedhje ka denoncimet më të shumta të shit-blerjes së votës, me zë dhe figurë, akuzon për vjedhje vote qeverinë nga i pari tek i fundit, akuzon jo vetëm PS, por edhe PD se i kanë blerë, marrë, hequr votat në numërim në disa qarqe. Monika Kryemadhi foli edhe ajo për errësirën, dritën, diellin, por në ndryshim nga Lulzim Basha të paktën kërkoi ndjesë për lënien e mandateve, sidomos që nuk dëgjoi fjalën e Presidenti asokohe, si edhe pranoi se do të bëjë opozitën në Parlament duke njohur ndoshta jo zgjedhjet drejtpërdrejt, por pranoi rolin e LSI-së në opozitë, pas 25 prillit.

Në fakt, ndjesa e Monikës duhej, por nuk duhet të ishte aq familjare. Ajo duhet t’u kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për faktin që e degjeneruan opozitën në lëvizje chartiste, duke i lënë pa asnjë alternativë shqiptarët këto zgjedhje, duke i fyer se alternativa ndaj pushtetit është vetëm zarfi javën e fundit të fushatës, që u tallën me shqiptarët për vite me radhë, një herë duke thënë se u vodhën zgjedhjet, një herë se nuk do kishte zgjedhje, pastaj se do kishte zgjedhje para kohe, pastaj duke thënë se morën masat për të mos u vjedhur më në zgjedhje, pastaj se fituan, e pastaj se na vodhën prapë. Gjithsesi, ndjesa e parë, edhe pse brenda familjes, është një hap përpara krahasuar me katër vitet kur ecej vetëm mbrapsht.

Ndërsa në PD konsumohet tragjedia dhe në LSI tragjikomedia, në Presidencë po luhet farsa dhe komedia. Në zyrë vazhdon të jetë ende Presidenti i dy javëve të fundit të fushatës, që u normalizua vetëm ditën e diel kur euforia për përmbysjen e Edi Ramës ishte në një nivel edhe më të lartë se qielli. E sikur asgjë të mos kishte ndodhur, njësoj si atë momentin e parë të orës 7 të mëngjesit të 25 prillit, kur u shkëmbyen te dera e qendrës së votimit, ku bënë sikur nuk e njihnin njëri-tjetrin, vetëm 5 minuta pasi kryetarja e LSI-së mbaroi fjalimin, Presidenti doli përmes një deklarate dhe përshëndeti kryetaren e një partie të vockël tashmë, që në fakt nuk është gjë tjetër veçse bashkëshortja e tij, për qëndrimin, fushatën model, qëndresën para dhe gjatë zgjedhjeve, dhe lajmëroi se do marrë teserën e LSI-së – të cilën nuk e ka dorëzuar kurrë realisht – në vitin 2022.

Që Presidenti nuk do të njihte asnjë rezultat tjetër veç fitores së LSI-së dhe PD-së, kjo ishte në ajër dhe e kuptueshme nga të gjithë. Që nuk do të ndodhte sikur Rama të fitonte 71 mandate edhe këtë e dinin që të gjithë më parë, sepse një mandat më tepër i Ramës nuk do të mjaftonte për të mbajtur fjalën sepse gjithmonë do të ishte justifikimi se zgjedhjet janë manipuluar, vjedhur, shitur, grabitur etj. Por, shqiptarëve u duhet kursyer kjo farsë që vetëm sa shton vota ditë pas dite për mandatin e katërt të Ramës nëse gjërat në opozitë dhe në Presidencë vazhdojnë siç janë.

Sali Berisha dha dorëheqjen formale nga partia pasi doli nga zgjedhjet pas 8 vjetësh në pushtet – katër prej të cilëve me LSI-në e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit – me pothuajse kaq deputetë sa ka sot Lulzim Basha pas 4 viteve opozitë po me partinë e Monika Kryemadhit dhe Presidencën e Ilir Metës. Fatos Nano iku nga kryetar partie duke qenë vetëm 3 vjet kryeministër i mandatit 8-vjeçar të PS në pushtet me Ilir Metën po kaq vite kryeministër socialist në atë kohë. Fatos Nano iku për moral edhe pse zgjedhjet i humbi duke pasur më shumë vota se PD që i fitoi dhe se LSI e Ilir Metës që e goditi pas shpine.

Shqiptarët folën, dhe në një proces zgjedhor dinamik ndoshta as vetë Zoti nuk do të kishte mundësi që të ndërhynte në mënyrë aq kirurgjikale sa të tjetërsonte vullnetin e kutive në kohë reale, në të gjithë vendin, për t’i hequr vota e mandate opozitës e Presidentit për t’ia dhënë Ramës 74 mandatet. Dhe kur sovrani flet, gabimi qëndron tek ata që mendojnë ndryshe nga ai, jo te vota e sovranit. Në këtë moment të gjithë duhet të lexojnë, reflektojnë dhe mësojnë me qetësi dhe dashuri mbi votën e shqiptarëve.

E vërteta është se këta nuk duan të mësojnë. Sepse nëse do të kishin dashur Shqipëria do të kishte qenë shumë herë më ndryshe, shumë herë më mirë se sa është, pasi shumë nga këta nuk do të kishin qenë më në skenën politike. Këta nuk duan të mësojnë sepse nuk duan të heqin dorë nga privilegji i të qenit aty ku janë, përfitimi që kanë marrë nga dominimi i skenës politike dhe pasurisë publike, përmes interesave edhe me ata që i shajnë oligarkë, por që në fakt i kanë pasur vetë më shpesh përkrah. Këta nuk duan të mësojnë, sepse në fakt e dinë. E dinë që nëse do të sillen ndryshe duhet të kishin ikur me kohë. Këta nuk ikin, duan të qëndrojnë aty ku janë, derisa t’ia plasin shpirtin dhe të largojnë edhe shqiptarin e fundit nga vendi. Rrinë për vete, jo për ne të tjerët. (SI)

Next Post
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

"Në PD është krijuar një simbiozë"/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In