• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta këndojnë nga frika

by Frrok Çupi
26/11/2020 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sikur ky tipi të mos ishte mahnitur me këngën dibrane ‘Na knojnë pushkët nëpër kulla’, as do të më vinte historia e atij trimi që këndonte nga frika. Ka ndodhur aty nga viti 1946. Edhe ajo- ngjarje në fshatrat e veriut të vendit, atje ku ‘këndojnë pushkët’. Pushteti i ri komunist që sapo u vendos, nuk thoshte ndonjë gjë të madhe në ato zona të pabindura. ‘Çetat’ antikomuniste lëviznin maleve natën e ditën.

Fshatari që u rekrutua me pushtetin e ri si roje e një ndërtese që u quajt ‘komitet’, mori edhe pushkën, një pushkë të gjatë italiane, dhe do ta kishte me vete në çdo orë, si hije të tij. Fshatarit me armë i duhej të shtegtonte natën nga komiteti në shtëpi. Po ku ta dinte se ata të malit nuk do ta merrnin si ‘trim i komitetit’ dhe nuk do ta qëllonin! Frika në palcë… Atëherë ç’bëri?, nisi të këndojë gjithë rrugës nëpër natë: ‘Ma ka dhënë pushkën pushteti/ amanet mos më vritni’- kjo ishte kënga që thërriste me gishta në veshë. Nga njëra anë mbushte veshin e vet me zërin e tij dhe i dukej se vetë ishte shumë njerëz; nga ana tjetër iu jepte mesazh komitëve se ‘pushkën nuk e desha, por ma dha pushteti’.

Pushka më shumë e trembte se e trimëronte, domethënë pushteti i bën edhe këta që, nga frika, të këndojnë këngë trimash njëqind vjet më parë.

Po nga u vjen frika këtyre?

Është, e para, frika e darkës së fundit:

Këta e dinë veten herë si Krisht, herë si Muhamed, herë si baba Mondi i kryegjyshatës. Por  darka e fundit iu fandakset si nata e fundit e Krishtit me dishepujt e tij. Pyetja e parë për veten: ‘Kush do t’u qëndrojë pranë’ natën e fundit?. Presidenti e ka të fiksuar se Bes Kollaku (aktor humori) dhe ‘ija e tij’ nuk e tradhtojnë; të tjerë e kanë kuptuar sa keq e kanë kryetarin e shtetit. Kryetari i Opozitës nuk ka shumë problem pse mbetet i vetëm, në fund të fundit ai sa më pak njerëz do rreth vetes. Doktori i ka thënë se mjafton që ‘në oxhakun e PD’ të ketë një kandil dritë, dhe kaq. Nga PD vetëm këtë vit kanë lëshuar 6 parti të reja.

Maxhoranca nuk ka arsye për darkën e fundit, sepse derisa të jetë maxhorancë, njerëzit nuk i ndahen: Ata të tërmetit, të Covid-it, të tenderëve, servilët, të eturit për çikë korrupsion…

Dimensioni tragjik i ‘darkës së fundit’ lidhet me drejtësinë e re. Fakti që edhe pse në Amerikë ndodhën ndryshime tronditëse por këta nuk u gëzuan, tregon se e njohin fundin e tyre. Ditën e fundit në psuhtet e urrejnë edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Nuk ka ‘pushkë që këndon në kulla’ që i shpëton nga krimet e kryera.

Frika e dytë është frika nga vdekja:

Jo se këta do të vdesin. Por se me vdekjen kanë lidhur marrëdhënien e shpresës. Kjo është e shumanshme: E para, stimulimi i vdekjeve të pa numëruara nga virusi i tmerrshëm. PD ka bërë një provë duke thënë se të vdekurit janë shumëfish nga numri zyrtar; ata kanë paraqitur trupa të vdekur shtrirë në spital, kanë shpifur për mjekët…, por kjo është quajtur një ‘maskarallëk’. Nganjëherë demokratët kanë shpresuar që të ‘vdesë Edi Rama’, se ndryshe nuk e mundin dot.

Por mbi të gjitha, vdekjes duan t’i marrin dimensionin biblik ku thuhet se ‘jeta është e rrejshme’. Kjo i shpëton. Pas kësaj del se gjithçka kanë bërë në jetë ‘është e rrejshme’. E rrejshme grabitja e floririt, e rrejshme vila në Londër për fëmijët, të rrejshme katër vilat e Lulit brenda vitit, e rrejshme braktisja e Kuvendit…, 21 janari, Gërdeci, afera e CEZ, vrasja e Remzi Hoxhës etj., zhdukja e dëshmive të luftës në Kosovë, viti ‘97 e ‘98…. Biblën këta e shikojnë si fshirëse të dërrasës së zezë e cila, si me magji, do të fshijë dhe të bëjë të rrejshme të gjitha krimet. Këtë të bën frika: që të besosh ëndrrën.

Është e treta, frika nga televizori:

Këta kthehen në shtëpi, lënë këpucët te dera dhe thyejnë televizorët. Gjatë gjithë kohës, si endacakë pa fe, ‘këndojnë’ nëpër ekranet e televizioneve dhe kënaqin me batuta ca çuna e ca goca të parritura që mbajnë mikrofonat e kamerat. Kur vijnë në shtëpi dëgjojnë fjalët që kanë thënë. Kanë nxirë gjithçka: spitalet, mjekët, mësuesit, të sëmurët e të vdekurit, bebet, shkollat e mësuesit, policët dhe shtetin, bukën që hanë, rrugën, parkun, qytetin, lumin… Sapo t’i dëgjojnë gratë në tv, këta kanë frikë se gratë do të mërmërisin nëpër dhëmbë: ‘Eh, ç’më bashkoi mua me një qen rrugësh’.

Këta kanë frikë nga vetja. Prandaj iu duhet ta thyejnë televizorin. Ai që bën namin kundër të tjerëve me ‘pushkën nëpër kulla’, ai mbytet në lugën e supës së vet.

Next Post
Mposhtja e varfërisë, pjesë e strategjisë së zhvillimit

Mposhtja e varfërisë, pjesë e strategjisë së zhvillimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In