• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këta janë shqiptarët me të kërkuar në Angli; E fituan qëndrimin si shqiptarë nga Kosova!

by Java News
10/08/2015 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia britanike, në bashkëpunim me organizatën “Crime Stoppers”, ka publikuar listën e 12 shqiptarëve më të kërkuar për krime në shtetin ishullor. Listën e kryeson Ilir Kumbaro, ish-drejtues i lartë i SHIK-ut i cili u zhduk Policisë londineze teksa po i zhvillonte seancat e procesit të ekstradimit në gjendje të lirë. Ndërkohë, sipas të dhënave, mendohet se 360 është numri shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli e të cilët janë të shpallur të kërkuar nga drejtësia shqiptare për krime të kryera në Shqipëri.

Ilir Kumbaro (62): Që prej 1 dhjetorit 2011, kur nuk u paraqit në gjykatën e Londrës në seancën e ekstradimit, ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut është shqiptari më i kërkuar në Angli. Ai kishte marrë dokumentet e qëndrimit në Britani, duke pretenduar se ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri, në gusht 1996. Fillimisht skuadra angleze e ekstradimeve deklaroi se Kumbaro mund te fshihej ne Angli. Kjo skuadër ka angazhuar disa oficerë të saj për të gjurmuar vendfshehjen e tij, por pa rezultat.

Elidon Habilaj (35): Përpara 13 vjetësh kishte kërkuar azil në Londër si kosovar me emrin Bekim Ademi, duke fituar përmes mashtrimit shtetësinë britanike, duke mundur të punësohet më pas në Policinë Metropolitane të Londrës, madje edhe në Agjencinë britanike të Luftës kundër Krimeve të Rënda dhe Serioze, SOCA. Habilaj u pikas pas një verifikimi të profilit të tij të identitetit nga kjo agjenci. Për këto akuza të përfitimit përmes mashtrimit. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 18 muaj burg në mungesë nga Gjykata Snaresbrook në Londrën lindore, pasi i iku Policisë nga gjykimi në gjendje të lirë. Besohet se fshihet në qytetin e Vlorës.

Alex Shyti: Përdor edhe identitetin si shtetas grek Georgios Tsoulos. Ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Shqiptari akuzohet se ka aksidentuar Ricky Burltonin, një 20-vjeçar nga Londra, që vdiq pasi u godit me makinë teksa ecte në rrugë mëngjesin e 4 qershorit 2010. Mendohet se fshihet në fshatin Ngracan të Fierit, nga ku e ka edhe origjinën.

Ardian Bujaj (40): Në kërkim nga Policia e Oksfordit, për posedim dhe shpërndarje kokaine me vlerë 500 mijë stërlina. Në grupet kriminale të Manchesterit, Derbyt dhe Londrës njihet me pseudonimin “Albanian Danny”. Dyshohet se udhëton me dokumente të falsifikuara.

Defrim Iseberi (38): Përdor edhe emrin Agim Mema. Kërkohet pasi vrau me armë një roje sigurie në vitin 1997. Policia angleze beson se ai fshihet në zonën Midlands, Leeds dhe Londër. Edhe ai dyshohet se ishte paraqitur si shqiptar nga Kosova.

Hysni Sokolaj (40): Kërkohet për trafikimin disa vajzave për qëllime prostitucioni në Belgjikë dhe Angli. Mendohet se fshihet në Londër, Leicester dhe Chesthunt në Hertfordshire.

Muharrem Denmarku (23): Kërkohet të merren të pyetje nga policia për rastin e një përdhunimi të një 17-vjecareje. Për herë të fundit ai është parë në qytetin e Manchesterit.

Abri Buçpapaj: Kërkohet për përdhunim dhe rrahje të një gruaje dhe fëmije. Fshihet në zonat Harrow, Barnet, Brent dhe Londër.

Dorian Greci (35): Përdor edhe dy indetitete të tjera, Antonio Baci dhe Zamir Raci. Kërkohet për plagosje me thikë të një shqiptari. Nuk u paraqit në gjykatë datën e gjyqit.

Albert Haxhia: Gjykata ka lëshuar një urdhër arresti në lidhje me posedimin, për qëllim shitje, të një sasie kokaine në qytetin e Oksfordit.

Arben Nuredini (39): Përdor edhe emrin Arben Alizoti. Është shpallur në kërkim nga Sussex Police, pasi në vitin 2005 është arratisur nga burgu ku vuante një dëmin prej shtatë vitesh burg për plagosje.

Afrim Bardhoshi (40): Përdor edhe emrin James. Kërkohet për t’u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit. Rezident në zonë Watford, por ka lidhje edhe me zonat Barnet/Enfield dhe Grimsby, ku mund të fshihet.

Next Post

Vajza e Eli Farës publikon foto, ekspozon gjoksin bombastik (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In