• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këta janë dhjetë vrasësit që ndryshuan rrjedhat e historisë!

by Java News
05/12/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quhen të vrasës të famshëm, jo sepse shifrat e viktimave që kanë lënë pas i kalojnë mijërat, por kanë vrarë vetëm nga një person. Ama, jo persona të zakonshëm, por ata që drejtonin botën duke ndryshuar historinë e botës me këto vrasje.

Përzgjedhja e vrasësve të përfshirë në këtë listë është bërë mbi bazën e disa kritereve: vrasësi duhet të kishte kryer të paktën një vrasje të suksesshme; duhet të kishte rëndësi politike ose kombëtare dhe duhet t’i kishte kryer, jo domosdoshmërisht, i/e vetëm.

  1. John Wilkes Booth

Është vrasësi i presidentit amerikan Abraham Lincoln, të kryer më 14 Prill 1865 në Teatrin Ford në Ëashington DC. Booth ishte një aktor dhe simpatizant i Konfederatës, i cili konspiroi me shumë të tjerë për të vrarë Lincolnin, zëvendëspresidentin Andreë Johnson, dhe sekretarin e shtetit Ëilliam H. Seëard. Besohej se vdekja e Lincolnit dhe dy pasardhësve të tij të parë do të rrëzonte qeverinë ekzistuese dhe do lejonte krijimin e Qeverisë së Konfederatës. Lincolni ishte presidenti i parë amerikan që u vra. Të tjerët janë James Garfield, Ëilliam McKinley dhe John Kennedy. Booth përdori një armë të kalibrit 44, me të cilën e qëlloi Lickolnin pas kokës. Por, vrasja e tij nuk solli efektin që pritej, ndërsa Lincoln vazhdon të jetë një nga presidentët më frymëzues të historisë amerikane.

  1. Balthasar Gerard

Balthasar Gerard është personi që vrau Princin Ëilliam I, të kontesë Nassau (i njohur ndryshe edhe si princi i heshtur) më 10 Korrik të 1584. Princi Ëilliam ishte i rëndësishëm gjatë luftës holandeze për pavarësi nga mbretëria e Spanjës në Holandë. Ai ishte drejtpërdrejt i përfshirë (financiarisht dhe si lider) në betejat që shënuan fillimin e Luftës tetë vjeçare. Gerard, një francez katolik dhe përkrahës i Filipit të II-të besonte se Ëilliami kishte tradhtuar mbretin spanjoll, gjithashtu dhe fenë Katolike. Gerardi e qëlloi Ëilliamin në kraharor pranë shtëpisë së tij. Historianët besojnë së Ëilliami është kreu i parë i shtetit në botë që është vrarë me armë zjarri. Dhe, nga ky këndvështrim, vrasësi Balthasar Gerard hyn në listën e dhjetë vrasësve më të njohur të historisë.

  1. Gavrilo Princip

Vdekja e dukës Franz Ferdinand të Austrisë nga duart e Principit ishte shkaku i shpërthimit të Luftës Parë Botërore. Qëllimi politik i vrasjes së tij ishte ndarja e provincave jugore nga Austria dhe formimi i një vendi të vetëm (Serbia e Madhe). Atentatorët i zunë pritë autokolonës së dukës Ferdinand. Gjatë atentatit makina e dukës arriti t’i shpëtonte sulmit, duke bërë që ai të largohej pa u dëmtuar. Ndërkohë që ai po përpiqej të largohej nga qyteti, shoferi i tij mori një kthesë të gabuar, pa qenë në dijeni se po ecte në drejtim të Gavrilo Princip. Ky i fundit qëlloi dy herë mbi makinën dukës, duke goditur dhe vrarë jo vetëm dukën Ferdinand, por edhe gruan e tij Sofia. Siç e theksuam më lart, kjo vrasje nisi një nga luftërat më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, ku mbetën të vrarë miliona njerëz.

  1. Jan Kubis dhe Jozef Gabcik

Reinhard Heydrich ishte komandanti i Policisë Sekrete Gjermane gjatë Luftës II Botërore. Më 27 Shtator të 1941, Heydrich u caktua guvernator ushtarak i Protektoratit të Çekosllovakisë. Që ishte e pushtuar nga nazistët. Brutaliteti dhe mizoria e tij bënë që ai të etiketohej me emra të tillë si Kasapi i Pragës, Bisha apo Xhelat. Heydrich ishte aq i “suksesshëm” në misionin e tij, aq sa Hitleri vendosi ta caktonte guvernator në Paris. Kur Inteligjenca britanike mësoi mbi këtë fakt, ata vendosën se Heydrich duhej eliminuar me çdo kusht. Në këtë kuadër, britanikët stërvitën dy ushtarë çekë, Jan Kubis dhe Jozef Gabcik, për të vrarë Heydrichin. Ata sulmuan makinën e tij më 27 Maj 1942. Heydrich vdiq 11 ditë më vonë nga mbetjet e plumbave që kishte në trup. Ky ishte suksesi i vetëm i Aleatëve për vrasjen e një figurë të madhe naziste gjatë Luftës.

  1. Charlotte Corday

Vrasësja e Jean-Paul Marat më 13 Korrik të 1793, i cili ishte një figurë kryesore gjatë Revolucionit Francez dhe u konsiderua martir për kauzën e tij. Përkrahja që ai i dha Masakrës së Shtatorit dhe pjesëmarrja në fillimin e Mbretërisë së Terrorit prishi reputacionin e tij dhe filloi të shihej si një mostër i Perandorisë. Corday u dënua nga publiku për vrasjen e Maratit, edhe pse gjatë Perandorisë së Dytë ajo u pa si heroinë. Marat kohët e fundit kishte një sëmundje lëkurë dhe rrinte shpesh në një banjo të ftohtë. Dhe, ndërsa ai ishte në një banjo të tillë, Corday e goditi Maratin me një thikë buke në kraharor, duke i çarë mushkërinë dhe aortën. Charlotte Corday hyn në këtë listë për rëndësinë e madhe që pati në botë Revolucioni Francez. Plus që ajo është një ndër të vetmet femra vrasëse në histori.

  1. Nathuram Godse

Vrasës i Mahatma Gandhit më 30 Janar 1948. Gandhi është një ndër figurat kryesore të historisë së Indisë, dhe shumë i famshëm në botë për mënyrën e të protestuarit të tij paqësisht që tani ndiqet shumë dhe ka hyrë në histori me emrin “Gandhizëm”. Vrasësi i tij Godse ishte një anëtar i një organizate nacionaliste indiane, kundërshtare e Komunitetit Mysliman dhe Kongresit Kombëtar Indian. Arsyeja e vrasjes përgjithësisht lidhet me përkrahjen që Gandhi dha për ndarjen e Indisë dhe dobësimin që pësoi ajo, pas insistimit që India të paguante Pakistanin. Godse besonte se Gandhi po sakrifikonte interesat e indianëve në një përpjekje për të kënaqur grupet minoritare. Godse e vrau Gandhin gjatë shëtitjes së tij në mbrëmje. Ai ju afrua Gandhit, e përshëndeti atë dhe më pas e qëlloi tre herë me një pistoletë.

  1. Felix Yusupov

Kjo është vrasja më e çuditshme dhe më interesante e historisë. Më 16 Dhjetor të 1916, një grup fisnikësh të udhëhequr nga princi Yusupov vranë Gregori Rasputinin. Sipas legjendës, Rasputin u helmua, qëllua dhe u hodh në një lumë ku përfundoi i vdekur. Atentatorët, pasi vendosën se Rasputini përbënte një kërcënim për perandorinë, fillimisht e helmuan atë me cianid (që mund të vriste 7 veta). Por, pasi helmimi për çudi nuk dha efekt, Yusupov e qëlloi atë me pistoletë. Yusupov, pasi la trupin e tij në dhomë, shkoi të konsultohej me të tjerët se çfarë do bëhej me të. Kur u kthyen në vendin e krimit, Rasputin – ende gjallë – kapi Yusupovin nga fyti dhe më pas u përpoq të largohej. Teksa largohej, ai u qëllua dhe tre herë të tjera duke e lënë të vdekur.

  1. Le Harvey Osëald

Ndoshta vrasja më e debatueshme në histori është ajo e presidentit amerikan John Kennedy më 22 Nëntor 1963, nga Osëald. Një marksist i betuar, Osëald ishte një marins i cili emigroi në Bashkimin Sovjetik në Tetor të 1959. Në 1962 ai u rikthye në SHBA, ku kuptoi se jeta në Bashkimin Sovjetik kishte qenë shumë më mirë se në Amerikë. Pasi tentoi të kryente punë të ndryshme, Osëald përfundoi duke vrarë Kennedyn. Ai e qëlloi Kennedyn nga kati i gjashtë i ndërtesës ku punonte, ndërkohë që autokolona e presidentit po kalonte aty pranë. Arma e përdorur për vrasjen ishte një automatik. Për këtë vrasje konspiracionet nuk kanë fund. Por të gjithë janë të një mendje që: Osëald (që u vra para se të depononte) u ndihmua nga njerëz me pozitë të larta.

  1. Andrey Lugovoy

Lugovoy është personi që besohet se ka helmuar spiunin rus Alexander Litvinenko me polonium, më 1 nëntor të 2006. Lugovoy hyn në këtë listë, sepse Litvinenko është viktima e parë e njohur, i shkaktuar nga sindroma e rrezatimit akut ose helmimi rrezatues e quajtur ndryshe “vrasja e parë nukleare”. Litvinenko mendohet se është helmuar ndërkohë që pinte çaj me Lugovoyn. Litvinenko ishte kritik i ashpër i qeverisë ruse dhe presidentit rus Vladimir Putin, dhe në atë kohë po hetonte vdekjen e Anna Politkovskaya, një gazetare ruse e njohur për kundërshtimin ndaj administratës së Putinit, e cila u gjet e vrarë në 2006. Vrasja e Litvinenkos solli një acarim mes Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit nuk e pranoi kurrë që ishte pas vrasjes.

  1. Markus Julius Bruti

Vrasja më e famshme në histori është pikërisht ajo e kryer nga Bruti. Bruti, dhe shumë njerëz të tjerë, qëlluan me thikë perandorin e Romës Jul Cezarin, më 15 Mars, 44 Para Krishtit. Jul Cezari ishte diktatori ushtarak i Romës duke filluar që nga viti 50 Para Krishtit, por marrëdhënia e tij me Senatin e Romës ishte konfliktuese. Bruti, një mik i tepër i ngushtë i Jul Cezarit, por njëkohësisht ishte edhe Senator, konspiroi me senator të tjerë për të vrarë atë, pasi kishin frikë se pushteti i tij, që po rritej gjithmonë e më shumë, mund të nxirrte senatin “jashtë loje”. Supozohet se fjalët e fundit të tij, ndërkohë që po goditej me thika, ishin: “Et tu Brute?”, që përkthehen “Edhe ti Brut?”. Pasi Cezari kishte një besim të verbër të Brut dhe nuk e priste të tradhtohej nga miku i tij. Kjo frazë tashmë ka hyrë në histori.

Next Post

Samsung Note 5 vjen në 2016 në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com