• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta e bëjnë mirë, e bëjnë vetë

by Frrok Çupi
18/05/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Më vjen t’u them të gjithëve, sikur t’i kisha përpara: ‘Po lërini, ore, ç’ keni që i trazoni, mirë e kanë!’.

I shikoj njerëzit ngado që lëvizin, më të bezdisur tani pasi mbaruan zgjedhjet e 14 majit se sa para.

“Aman ore, po ça njerëz paskan qenë këta! Po këta nuk paskan të dytë! Tani thonë edhe se na i vodhën zgjedhjet…”.

Kështu mërmërisin njerëzit për këta të Berishës dhe bëjnë në fytyrë atë shenjën që tregon se ‘po na ndotin’.  Kanë plasur ‘ujërat’ në ekrane- aq më shumë në ekranet e tyre, që nga paradite e deri pas mesnate. Njëri ulërin kundër tjetrit, tjetri ulërin kundër të gjithëve atyre që u shkon mendja për dorëheqjen e Atij ( kurrë të mos e jape!), disa bëjnë si doktorë të PD dhe kanë gati recetën si shërohet e si bashkohet….

Përsërisin budallallëkun e liderëve të humbur se ‘maxhoranca uli kursin e euros’; dikush zbulon se një gazetare serbe ishte sebepi që opozita humbi zgjedhjet, dikush thotë se do ta bashkojë PD-në, një tjetër ‘pse ta bashkojmë, me ata?’…, të gjithë të çakërdisur sipas llojit…

Po lërini, ore, të bëjnë si të duan.

Këta kanë të drejtën dhe mundësinë që të bëjnë si të duan.

Mua më duket se kështu është mirë: Berisha aty, edhe Meta aty…, derisa të trokasë dera. Madje kjo është më e mira e mundshme. Këta na kanë lënë rehat, po hahen me njëri- tjetrin. Hapësirë ku hahen kanë me bollëk, vila kanë, televizione kanë, SHQUP kanë, po krijojnë ‘geton’… Nëse nuk ke dëshirë të kalosh nga lagja e tyre, kurrë mos kalo.

Shijo hapësirat shqiptare që  tashmë janë mrekullisht të bukura. Po të duash, ditën e hënë, shko edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe ndiq stërvitjen spektakolare të Ushtrisë Amerikane. Vendi ynë është kaq tërheqës për botën, e pse u dashka gozhduar në getot e opozitës së humbur.

Këta nuk i solli në mend Amerika, meqë ra fjala e stërvitjes ‘Defender’, e jomë t’ua mbajmë ne hallin

Le ta bëjnë si të duan: Ta mbledhin, ta tjerrin,  ta ç’tjerrin, ta ndajnë, ta përndajnë, ta bashkojnë, ta çajnë… Është njësoj si në marketin për të mësuar ‘skille’ që quhet Megatek. Aty e merr gjënë dhe e bën fije- fije, e merr fije- fije dhe e bën një gjë.

Një këngëtare jo e panjohur në Veri, Hane Nikprelaj quhet, këndon një këngë fiks si për këta:

“Keq e mirë/ Mirë e keq/ Ndreq e prish/ Prish e ndreq/’, thotë teksti.

Këta duhen lënë në habitatin e tyre, në grindjet e tyre, në fantazitë e tyre, në ‘ndreq e prish’-in e tyre, e bashkojnë apo e ndajnë, e ngrenë apo e ulin… Me sa shikoj edhe Amerika hoqi dorë nga pjesa ligjore e PD ku kishte shpresuar se mund të bëhet njëfarë opozite normale. Sa për Saliun dhe turmën e tij zvarritëse- Amerika dhe Perëndimi tjetër e ka bërë të qartë me kohë se ‘nuk kemi punë me ta’.

Po ne, vallë, pse duhet të kemi punë me ta?

Ka plot punë vendi ynë, Jug e Veri, Lindje e Perëndim, fëmijë e të rritur. Gjithë vendi po shkon si kurrë më mirë në historinë e një kombi që ka pësuar katastrofat e njerëzve të vet, siç janë këta të ‘megatekut’ të ditës.

Aq më tepër që  nuk nevojiten për asgjë. Veçse të bëjnë ndonjë të keqe të tmerrshme, si luftë, vrasje, korrupsion, djegien e qytetit dhe të tempullit. Por tani nuk kanë më forcë sepse populli i hodhi përtej, sidomos në këto zgjedhje. Asnjëherë nuk janë dashur për të mirë…, por këta kërkojnë shkakun ‘pse nuk na duan’.

Ata janë në botën e  tyre… të marrëzisë.

Next Post
Berisha fyen shqiptarët: Ju bleu Rama duke rritur rrogat dhe pensionet!

Negociata për bashkimin e PD? Berisha: Po, nëse largohen këta dy persona... Alibeaj mori sot nga Rama 220 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In