• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose amatorit”/ Trebicka: Mos të thonë që po bëjnë kinema, dalja e Ramës aty është…

by Java News
12/02/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmë në “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte i ftuar aktori i njohur Alfred Trebicka, ku edhe ka folur për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri.

Trebicka u shpreh se kinemaja është një art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik por një regjisor kinemaje duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

Sa i përket kritikës për filmin “ I Love Tropoja”, ai u shpreh se nuk është thelbi i diskutimit përplasja me aktorët, por ngritja e një shqetësimi në parim. “Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept. Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka.

Gjithashtu aktori i njohur foli për probleme të filmave që sipas tij janë defekte të tmerrshme kinematografike.

Trebicka: Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

Si e konsideron suksesin e filmit?

Trebicka: Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema. Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.

A egziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?

Trebicka: Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, tha Trebicka./abcnews.al

g.kosovari

Next Post
“Ecni përpara me Reformën Zgjedhore”, ambasada e SHBA-së zbulon kërkesën e Yuri Kim për Kryemadhin

“Ecni përpara me Reformën Zgjedhore”, ambasada e SHBA-së zbulon kërkesën e Yuri Kim për Kryemadhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In