• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta as lekët e avokatëve nuk justifikojnë dot, e jo më kullat

by Mero Baze
20/03/2024 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

“Brick Courts Chambers” janë ndër studiot e avokatisë më të famshme në Londër. Dhe natyrisht më të shtrenjtët. Kur bëhet fjalë dhe për çështje të famshme janë edhe më të shtrenjtë. Pagesa për ta shkon deri tek 1500 paund ora për çdo gjë që merren me ty, që nga telefonata, daktilografimi, pyetjet, kërkimet etj. Duke llogaritur që ata kanë një vit që merren me këtë çështje dhe sikur të kenë punuar me orë të pjesshme I bie të kenë bërë rreth 160 ditë pune, aq punë sa nuk del dot pa paguar rreth 2 milion paund.

Sali Berisha ka bërë mirë që i ka marrë ata se nuk e ka të lehtë çështjen. Ka përballë Shtetin e Britanisë së Madhe.

Ankesa e tij kundër shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe, nuk është se I zgjidh ndonjë hall, por është një mënyrë se sit ë mbaj me shpresë mbështetësit e tij se është duke e zgjidhur çështjen.

Kur u shpall “non grata” nga SHBA, I hodhi ata në gjyq në Francë, dhe e bëri publik dhe emrin e avokatit. Nejse aty çështja nuk u hap kurrë, dhe nuk I ktheu askush përgjigje, por përgjatë dy viteve ai prodhonte herë pas here lajme të tipit, “zarfi ka mbritur në gjykatë”, “gjykata na ka konfirmuar që morën ankesën’, “gjykata na ka konfirmuar se po e shqyrton nëse do ta pranojë” etj., si këto.

Dhe në fund u pa që nuk ja hapi njeri zarfin dhe u justifikua se SHBA është shtet I fuqishëm dhe ka ndërhyrë tek gjykata franceze. Përfytyrimi I tij për gjykatën franceze është përfytyrimi që ka për Gjin Gjonin për shembull që ky mund ta merrte në telefon dhe ia nuk e hapte çështjen fare.

Në fakt Franca nuk kishte si hapte një çështje në Francë për një konflikt që ky e ka me SHBA dhe që ligji amerikan nuk I jep shanse askujt ti kërkoj llogari Departamentit të Shtetit kë shpall “non grata”.

Ligji anglez të lejon të përballesh në gjykatë si emigrant që nuk të lënë të hysh në Britani të Madhe. Kjo nuk ta heq cilësimin “non grata” se ai është standard sanksionesh që varen nga shteti,  por ti ankohesh pse nuk mund të shkosh në Londër. Berisha praktikisht po ankohet si ata që nuk u del viza.

Vetëm se çmimi me të cilin po ankohet shkon rreth 2 milionë paund.

Tani meqë ky pretendon se është I pastër nga korrupsioni edhe pse po gjykohet si hajdut familjarisht në Shqipëri, a mund të na bëj publike pagesat për këta avokatët dhe mënyrën se si paguan. Dhe është mirë të mos bëj deklarime fiktive se është dhe në proces hetimi dhe merr më qafë dhe avokatët u heq lincesën nëse i paguan nën dorë.

2 milionë euro ai nuk I ka të deklaruara zyrtarisht. E dimë që ka shumë herë më tepër se aq, por puna është se nuk I ka në bankë. As në deklaratën e pasurisë nuk I ka të deklaruara këto pagesat. Se do të mjaftonte vetëm ky skandal për të vërtetuar gjithë akuzat për të si familje e korruptuar.

Njësoj si ky, I biri në SHBA, pajtoi një studio avokatie që shkonte mbi 2 milion dollarë për një gjyq në SHBA kunder botuesit të librit që shpjegon historinë e Gërdecit dhe përfshirjen e tij në të. Gjyqin e  humbi dhe kurrë nuk bëri publike shpenzimet për studion e avokatisë edhe pse është subjekt deklarimi pasurie për shkak të babait.

Këta as lekët e avokatëve nuk justifikojnë dot e jo më 17 kulla e dhjetëra vila, ca në emër të tyre e ca në emër të miqëve të tyre.

Next Post
Basha ironizon grupin Berisha-Bardhi: Në vend që të derdhet në bulevarde, mezi mbush rrugicat

Në grupin për reformat i premtoi një vend, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi nisur për karrige

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In